Home Aktualitet Zbulohet vrasja e 82-vjecarit. Shkaku, ngacmonte grate e lagjes

Zbulohet vrasja e 82-vjecarit. Shkaku, ngacmonte grate e lagjes

303
0

vrasjaPolicia e Fierit arrestoi mbrëmë autorin e dyshuar për vrasjen e 82-vjeçarit, Novruz Likometaj.

Skënder Krasniqi, 37 vjeç, u arrestua pasi masakroi të moshuarin, për shkak se ky i fundit i ngacmonte në mënyrë të vazhdueshme nënën.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur mbrëmë se krimi u zbulua pas një hetimi intensiv dhe të dhënave të mbledhura nga të njohurit e banorët e lagjes ku banonte viktima. Ndonëse kemi të bëjmë me një 82- vjeçar, ai dyshohet se ngacmonte herë pas here gratë e lagjes ku banonte.

“Krimi ka ndodhur për shkak se viktima ngacmonte nënën e autorit. Nuk mund të japin të dhëna të tjera, për shkak se mund të prishim hetimin. Dyshojmë se në krim kanë marrë pjesë më shumë se dy persona”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit në Polici. Të njëjtat burime zyrtarisht mbrëmë konfirmuan faktin se vrasja kishte ndodhur për motive të dobëta. Pritet të kryhen të tjera arrestime.

Ndonëse kemi të bëjmë me një 82-vjeçar, që në fillim është dyshuar për një krim hakmarrje, nisur edhe për nga mënyra e masakrimit të të moshuarit. Trupi ishte masakruar disa herë me thikë, ishte prerë në fyt dhe kishte marrë goditje në kohë.

Paraprakisht, dyshohet se autorët që kanë qenë të paktën dy persona, të cilët e kanë goditur e masakruar atë në një ambient të brendshëm afër vendit ku u zbulua trupi. Madje, ka dyshime se krimi është kryer në blloqet e pallateve, në lagjen ku u zbulua krimi i rëndë (lagje ku banonte edhe vetë viktima).

Autorët kanë pritur derisa ka rënë errësira dhe, duke shfrytëzuar edhe mungesën e lëvizjeve për shkak të motit të keq, e kanë hedhur trupin në kazanin e plehrave. Dyshohet se ata kanë shpresuar se të nesërmen makina e mbledhjes së mbeturinave do ta hidhte në pikën e grumbullimit dhe i moshuari me shumë gjasa do të “zhdukej” pa asnjë provë.

Policia e Fierit bëri të ditur dje në njoftimin e saj se “është gjetur në një kosh mbeturinash në rrugën “Mal Nito”, në lagjen “8 Shkurti”, një kufomë e mbështjellë me një çarçaf të bardhë. Menjëherë është krijuar grupi hetimor, ku janë kryer veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore.

Nga këqyrja e jashtme e kufomës rezulton se vdekja e personit ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara në trup nga sende të forta dhe mjete të forta të mprehta”.

Pas ekspertizës mjekoligjore, është konfirmuar se trupi i viktimës ishte masakruar nga goditje me mjet prerës, thikë, dhe se goditjet vdekjeprurëse ishin bërë në fyt, në kokë dhe në trup. Nga ana tjetër, ekspertiza vërtetoi se vrasja kishte ndodhur vetëm pak orë para se të gjendej trupi nga personi që mblidhte kanoçe.

Previous articleTirane, gjendje alarmante ne spitale, mungon uji ne sallen e operacionit
Next articleAvionet turq F-16 rrezojne nje avion luftarak rus

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here