Home Aktualitet Tirane, gjendje alarmante ne spitale, mungon uji ne sallen e operacionit

Tirane, gjendje alarmante ne spitale, mungon uji ne sallen e operacionit

315
0

uji-spitalllPas situatës problematike të një dite më parë kur shumë zona u përmbytën, kryeqytetasit do të vujnë sot edhe mungesën e ujit të pijshëm.

Raportohet se pothuajse e gjithë Tirana vuan mungesën e ujit, teksa më problematike paraqitet situata edhe në institucionet e shëndetit publik, veçanërisht në spitalin “Nënë Tereza”. Disa foto denoncuese të publikuara në rrjetet sociale flasin se mungesa e ujit ka shkaktuar kaos për shkak se operacionet nuk zhvillohen dot dhe njerëzit e sëmurë janë të detyruar të presin.
Një qytetar ka denoncuar rastin në faqen në Facebook “Jeta osh Qef” duke shkruar:

“Ketu jemi te kirurgjia te 2.. po na kthejne nga 3 4 dite sepse nuk ka uje spitali. Njerezit presin per tu fut ne operacion nderkohe qe vijme ketu qe ne 7 te mengjesit e kthehemi prap te nesermen se nuk ka uje. Keto jane familjaret e pacienteve qe presin per tu fut ne operacion. Tani sapo u fut personi i afer i imi dhe na mori ne tel duke thene .. do presim nqse vjen uji atehere do futesh ne operacion. Mjere populli ne shprese te Zotit”.

UKT ka njoftuar të gjithë qytetarët e Tiranës se, si pasojë e kushteve të rënda atmosferike të ditës së djeshme, ka turbulencë në Liqenin e Bovillës dhe për këtë arsye disa zona të kryeqytetit do të kenë mungesë të furnizimit me ujë.

Sipas ujësjellësit, zonat të cilat nuk furnizohen momentalisht janë Kinostudio, Xhamlliku, Alliasi, Pazari i Ri, 5 Maji, Laprakë, Rruga e Kavajës dhe Rruga e Durrësit.

Stafi i UKT-­së shprehet se po punon intensivisht për kthimin në normalitet të situatës!

Previous articleJa pse francezet nuk e quajne ISIS por Daesh
Next articleZbulohet vrasja e 82-vjecarit. Shkaku, ngacmonte grate e lagjes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here