Avionë luftarakë turq raportohet se kanë goditur dhe rrëzuar një avion ushtarak rus në kufi me Sirinë. Lajmin e kanë raportuar të gjitha mediat ndërkombëtare. Pamjet në video treguan avionin teksa përplaset në malet në provincën Latakia.
Rusia filloi një fushatë ajrore për të forcuar qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Asad në fund të shtatorit.
Ora 10:55
Sipas dëshmitarëve të cituar nga CNN Turk, dy pilotët arritën të hidhen nga avioni me një parashutë.
Ora 10:23
Agjencia e lajmeve Interfax citoi ministrinë e Mbrojtjes ruse të ketë thënë se një avion Su-24 ishte rrëzuar në veri të Sirisë, dhe se brenda ndoodheshin dy pilotë.
Ora 10:22
Një zyrtar ushtarak turk deklaroi për agjencinë e lajmeve “Reuters” se, avionët turq “F-16” qëlluan një xhet pas paralajmërimeve se po shkelte hapësirën ajrore turke.
Ora 10:20
Mediat turke kanë transmetuar pamjet e avionit të rrëzuar në malet në afërsi të kufirit sirian, pranë provincës Hataj.