Home Sociale Nis punën impianti i ujërave të zeza ne Durres

Nis punën impianti i ujërave të zeza ne Durres

1132
0

durres-impiantiNjë sezon turistik me bregdet të pastër pritet të jetë ky i këtij viti në Durrës. Pas shumë vitesh projektim dhe punime, dje u shtyp butoni i fillimit nga funksionimi të impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Shën Vlash të Durrësit. Gjatë verës, kur bregdeti i Durrësit shumëfishohet nga turistët, ata që do të hyjnë në det nuk do të kenë më shqetësim se në të janë derdhur ujërat e zeza të pallateve apo bizneseve pranë. Të gjitha ujërat e zeza që shkarkoheshin në Adriatik do të përfundojnë në landfillin gjigant të Shën Vlashit. Investimi garanton rehabilitimin e të gjithë zonës bregdetare, duke nisur që nga Ura e Dajlanit deri te Mali i Robit. Pas përpunimit të ujit, ai do të derdhet në det, por këtë radhë i pastër. I ftuar ishte Kryeministri Sali Berisha, i cili theksoi se Durrësi do të hyjë në hartën e qyteteve me ujërat më të pastra të rajon dhe në Europë, si dhe do të rrisë në mënyrë të ndjeshme kapacitetet turistike. Ai e cilësoi investimin si një ndër veprat më të rëndësishme në historinë mijëravjeçare të qytetit të Durrësit, investim ky që do të shërbejë për trajtimin e ujërave të zeza të Durrësit, të Shkëmbit të Kavajës dhe të gjithë zonës bregdetare deri në kufi me


Gjirin e Lalzit. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, gjatë këtyre viteve janë investuar për ujësjellës-kanalizime dhe impiante të përpunimit të ujërave të zeza 55 miliardë lekë. Në pak javë, sipas Kryeministrit, impiantit të ri i bashkohet kolektori që sjell ujërat e zeza nga Shkëmbi i Kavajës dhe i tërë territori i vijës bregdetare të Durrësit pastrohet në mënyrë përfundimtare nga ujërat e zeza, të cilat mbillnin sëmundje, papastërti dhe, natyrisht, dëmtonin turizmin e këtij gjiri të mrekullueshëm. Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura në Durrës, një investim me vlerë 11 milionë euro, është financuar nga qeveria shqiptare, Banka Botërore, Banka Europiane për Rindërtim dhe Qeveria e Luksemburgut. Ky impiant është ndërtuar në një sipërfaqe prej 65 hektarësh, ka teknologji të një shkalle të avancuar që bën të mundur pastrimin e ujit deri në nivelin 97 për qind dhe mundëson edhe përfitimin e biogazit, i cili do të mbulojë nevojat e impiantit për energji elektrike deri në masën 30%. Gjatë ceremonisë së djeshme, kryeministri u shpreh dhe për investime të tjera në të ardhmen, ndërsa akuzoi kreun e opozitës për bllokimin e tri ligjeve, të cilat sjellën bllokimin e statusit. “Ai merr përgjigjen më të merituar dhe del në atë anë të historisë që u takon atyre që i ngrenë vendit dhe popullit të tyre mure donkishoteske përpara”, tha Kryeministri. Berisha tha se pas 23 qershorit do të merret statusi e do të hapen negociatat për anëtarësim në BE. Sipas kreut të qeverisë, katër vitet që vijnë janë vite vendimtare për Shqipërinë e zhvilluar dhe europiane.
“Rama krijoi guroret e Krujës”
Nga Durrësi, qark në të cilin bën pjesë edhe Fushë-Kruja, Berisha i dha një përgjigje akuzave të Ramës për guroret e hapura në faqet e maleve. Duke iu drejtuar kreut të opozitës, Kryeministri Berisha tha se, “atij që bërtet çdo ditë për guroret e Krujës, i them ato vërtet janë të shëmtuara, por ato i krijove ti me klanin e betonit tënd në Tiranë, dhe jo vetëm ato. Kujtoj këtu furrat e tmerrshme të gëlqeres që shpërndanin mbi Krujë e Tiranë blozën kancerogjene në mushkëritë e çdo qytetari dhe ato nuk janë më”. Qeveria, sipas Berishës, do të bëjë gjithçka që edhe ato plagë të hapura nga babëzia t’i shërojë, pasi politika ndaj mjedisit është politika më serioze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here