Home Politike Koalicioni PS-LSI, jep dorëheqjen kreu i Këshillit Bashkiak të Elbasanit

Koalicioni PS-LSI, jep dorëheqjen kreu i Këshillit Bashkiak të Elbasanit

684
0

keshilli-bashkiak-elbasanJep dorëheqjen kreu i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Blendi Himçi. Vendimi erdhi pas kërkesës së këshilltarëve të majtë për rikonfigurimin e Këshillit Bashkiak, pas aleancës PS-LSI.

Dalja në maxhorancë e këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, pas bashkimit te LSI me PS-në ka sjellë edhe reagimin e këtyre të fundit, të cilët kërkuan shkarkimit e kreut aktual përfaqësues i PD-së dhe emërimin e një tjetër drejtuesi te propozuar nga e majta.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kreu i Këshillit të Qarkut, Eugen Isaj tha se ky propozim nuk duhej bërë. Ndërkohë që deputeti socialist Blushi ky është një mocion i një shumice të konfirmuar në qeverisjen vendore.

Ndërkohë kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini siguroi se bashkëpunimi mes palëve do vazhdojë në të mirë të qytetarëve.

Konkretisht koalicioni i majtë ka 26 anëtarë të këshillit bashkiak, ndërsa e djathta ka tashme vetëm 19 anëtarë. Në kushte koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” ka propozuar emërimin e mjekes Desantila Tahiraj, në krye të këshillit bashkiak të Elbasan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here