Home Politike Sot mblidhet keshilli i mandateve per deputeten Valentina Leskaj

Sot mblidhet keshilli i mandateve per deputeten Valentina Leskaj

1444
0

valentina-leskajKëshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet sot para nisjes së seancës parlamentare për të diskutuar mbi mandatin e deputetes, Valentina Leskaj. Partia Demokratike ka depozituar kërkesë për mbarimin e mandatin e deputetes së Partisë Socialiste, pasi sipas tyre është shkelur Kushtetuta.

Kërkesa e PD-së, dorëzuar më 27 tetor, lidhet me koncesionin e hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë që e përfitoi Arjan Leskaj, djali i deputetes së Partisë Socialiste. Demokratët citojnë nenin 21 dhe 24 të ligjit 9367 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, sipas të cilit deputetët dhe familjarët e tyre (përfshirë dhe fëmijët në moshë madhore) ndalohen të lidhin kontratë ose nënkontratë me institucionet publike.

Ndërkohë, në reagimin e qeverisë thuhej se akuza nuk qëndron pasi dy nenet të ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, përfshin të gjithë zyrtarët të cilët janë pjesë e vendimmarrjes së procedurave publike.

Por, në rastin e djalit të Leskajt, pretendimi për konfliktin e interesave për këtë procedurë nuk qëndron pasi deputetja Valentina Leskaj nuk ka asnjë lloj lidhje në vendimmarrjen e procesit së dhënies me koncesion të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here