Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Gianni de Biasi është renditur mes 20 trajnerëve më të mirë në botë.
Renditja është bërë nga britanikja Telegraph, e cila e ka renditur De Biasin në vend të 5-të, mes 20 trajnerëve më të mirë. De Biasi në këtë renditje lë pas trajnerin e Italisë Antonio Conte apo atë të Francës, Dider Deschamp, Martinon e Argjentinës, Wilmots të Belgjikës, Tabarez të Uruguajit apo dhe Klinsmann të SH.B.A.
“Shqipëria është ekipi që të gjithë dëshirojnë të kenë si kundërshtar në Europian, por bëjnë mirë të rishikojnë listën e tyre të dëshirave, pasi mund t’i rezultojë një surprizë e hidhur pasi kuqezinjtë kanë mundur së fundmi Portugalinë dhe Francën, dy superfuqi të futbollit kontinental,” thuhet në komentin e telegraph.
Ai që kryeson listën është trajneri gjerman Joachim Low, i cili ndiqet nga Sampaio i Kilit.
Renditja
1. Joachim Low | Gjermani |
2. Jorge Sampaoli | Kili |
3. Lars Lagerbak | Islandë |
4. Vincente del Bosque | Spanjë |
5. Gianni de Biasi | Shqipëri |
6. Michael O’Neill | Irlanda e Veriut |
7. Marcel Koller | Austri |
8. Jose Pecerman | Kolumbi |
9. Antonio Conte | Itali |
10. Chris Coleman | Uells |
11. Marc Wilmots | belgjikë |
12. Roy Hodgson | Angli |
13. Rui Aguas | Kape Verde |
14. Gerardo Martino | Argjentina |
15. Oscar Tabarez | Uruguai |
16. Didier Deschamps | Francë |
17. Anghel Irdanescu | Rumani |
18. Vahid Halilodzic | Japoni |
19. Martin O’Neill | Republika e Irlandës |
20. Jurgen Klinsman | USA |