Home Aktualitet Dita e Veres, tension midis Bashkise dhe Policise se Shtetit

Dita e Veres, tension midis Bashkise dhe Policise se Shtetit

581
0

dita-e-veresFestimet për Ditën e Verës kanë shkaktuar përplasje mes Bashkisë së Tiranës dhe Policisë së Shtetit për ngritjen e platformave festive, vendosjen e banerave dhe tendave nga Bashkia, të parashikuara për festën që fillon nga ora 10:00.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, vendosja e tendave në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ka tensionuar situatën, pasi policia nuk ka lejuar punonjësit e bashkisë të vijojnë punën.

Sipas Bashkisë së Tiranës, policia ka shoqëruar 2 punonjës të Policisë Bashkiake ndaj të cilëve është ushtruar edhe dhunë fizike.

‘Incident i paprecedent. Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Shtetit dhunë fizike dhe fyerje ndaj punonjësve të policisë bashkiake. Thirrje Ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit antiligj të kthejnë pas urdhrin e tyre për të ushtruar dhunë dhe terror ndaj punonjësve të bashkisë, të cilët janë në mbrojtje të ligjit, ndryshe do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Policia e Shtetit të dalë mbi urdhrat partiakë pa qenë vonë’- thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Ndërkohë rreth orës 09:00, punonjësit e Bashkisë kanë nisur punën për ngritjen e një platformeme që do të shërbejë si pistë vallëzimi në sheshin “Vëllezërit Frashëri, përballë piramidës. Bshkia pretendons e ka leje për ngritjen e pistës së vallëzimit, në vendin ku është parashikuar një aktivitet ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama.

Në një prononcim për “News24”, drejtori i Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës, Arben Skënderi tha se arroganca e punonjësve të policisë është e pashpjegueshme.

“Situata të kota të tensionuara përballë një arrogance të pashpjegueshme kemi zhvilluar gjatë gjithë natës. Për të bashkërenduar aktivitetet e ditës së verës janë thirrur madje edhe forcat e FNSH-së. Kemi leje për të ngritur një pistë kërcimi, në vendin ku kryeministri paska vendosur të bëjë dy-tre kosha. Instilacioni është totalisht i paligjshëm. Fusha ka qenë për një aktivitet tjetër paraardhës, por unë kam këtu që nga ora 06:00 dhe mbi 25 forca policie mbronin këtë fushë sikur të ishte kushedi se çfarë”- deklaroi Skënderi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here