Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në Sukth të Durrësit.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete, një furgon dhe një mjet tjetër tip BMW. Përplasja e fuqishme mes tyre i ka shkaktuar vdekjen drejtuesit të furgonit, rreth 30 vjeç.
Sipas burimeve të policisë në vendngjarje, bëhet me dije se mjeti tip BMW i ka shkaktuar plagë të rënda drejtuesit të furgonit.
Ky i fundit humbi jetën pak minuta më vonë, në spitalin e Durrësit.
Ndërkohë blutë e qytetit bregdetar po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.