Home Sport Babai i vellezerve Xhaka: Shpresoj te dale barazim

Babai i vellezerve Xhaka: Shpresoj te dale barazim

444
1
Taulant dhe Granit Xhaka
Taulant dhe Granit Xhaka
Taulant dhe Granit Xhaka

“Shpresoj për barazim”, thotë Ragip Xhaka, babai krenar i dy futbollistëve, Granit dhe Taulant Xhaka, të cilët në Europianin 2016 do të kenë sprovën e tyre jetësore dhe unikale në kampionatet e deritashme.

Ata, më 11 qershor 2016 do të luajnë ndeshjen e parë për dy kombëtare kundërshtare: Graniti për Zvicrën ndërsa Taulanti për Shqipërinë. Dhe ky ballafaqim e vë ne sprovë e në siklet edhe babain e dy djemve të famshëm, Ragip Xhakën.

“Në zemrën e Ragip Xhakës rrahin dy zemra. Njëra për Shqipërinë, vendin ku i ka rrënjët dhe tjetra për Zvicrën, vendin që është bërë shtëpia e tij e dytë”, shkruan blick.ch.

Para 25 vitesh ai ka ardhur në Zvicër si refugjat politik, së bashku me të shoqen, Elin. Këtu ka punuar në kopshtari, ndërsa gruaja, në pastrim. Ata kurrë nuk kishin mundur të mendonin atë që po përjetojnë sot: që dy djemtë e tyre të bëhen shtyllat mbajtëse të dy kombëtareve të ndryshme dhe që të dy do të luajnë kundër njëri-tjetrit në Kampionatin Evropian të vitit 2016 në Francë, transmeton albinfo.ch.

Por, për cilin nga dy djemtë do të bëjë tifo Ragipi më 11 qershor 2016? “Për të dy, natyrisht”, përgjigjet ai. Dhe plotëson përgjigjen duke thënë se një rezultat barazues u mundëson të dy kombëtareve të kualifikohen për të tetën e finales.

Babai i dy futbollistëve të mëdhenj po ashtu nuk beson se në mes të lojtarëve të dy skuadrave do të ketë ndonjë konflikt. Shumë nga futbollistët e Kombëtares Shqiptare janë rritur ne Zvicër dhe njihen me lojtarët e këtushëm. Prandaj, ata kanë respekt për njëri tjetrin, mendon babai Xhaka.

Previous articleAmbasadori Lu, gjyqtareve: “Nese keni ore me te shtrenjte se makina ime, jeni te korruptuar”
Next articleShembet Kalaja e Beratit, ministria totalisht indiferente

1 COMMENT

  1. Nje shembull unikat ne boten e futbollit. Dy vellezer te gjakut te luajne per dy kombetare. Te dyte do ta kene rende sepse ne gjoks u rrahin nga dy Zemra

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here