Policia ka arritur që të identifikojë autorin e vrasjes të ndodhur sot në një restorant në Linzë, ku mbeti i vrarë Enton Nikaj, 30 vjeç dhe u plagos pronari i lokalit, Ismet Gaxheri 29 vjeç.
Burime të “Panoramës” brenda Policisë, thonë se autori i dyshuar i vrasjes është E. Martini i cili është shpallur në kërkim.
Po kështu, mësohet se menjëherë pas vrasjes, Martini është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Mercedes Evo”, i zi.

Menjëherë pas identifikimit të autorit të dyshuar, Policia ka shkuar te banesa e tij dhe ka ushtruar kontroll të imtësishëm.
Ai banon të rruga “Qemal Stafa” në Tiranë, por nuk kishte asnjëri në banesë kur ka shkuar Policia. Po kështu, forcat e rendit kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin për kapjen e autorit.
Deri më tani nuk jepen detaje për motivet e vrasjes. Sa i përket pronarit të lokalit, ai është qëlluar me qytën e pistoletës.