Klubi rus, FC Lokomotiv Moska ka kerkuar falje zyrtare në websajtin e klubit në internet. Ajo që e bën më të veçantë deklaratën e tyre zyrtare është se klubi moskovit mbi të gjitha kërkon ndëshkimin e tifozëve sipas regullave të UEFA-S dhe Federates Ruse të futbollit. Gjithashtu nëpërmjet komunikatës zyrtare ata i kerkojnë ndjese tifozeve shqiptarë dhe klubit të futbollit “Skenderbeu” për koret raciste.
Deklarata e plotë:
Diten e djeshme, gjate ndeshjes se futbollit te vlefshme per UEFA Europa League nda K.F Skenderbeu te cilin ekipi yne e fitoi 2-0 , fansat tane mezi prisnin rikthmin e ekipit ne stadiumin “Cherkizovo” dhe kjo mbremje shihej si nje dite feste. Gjithsesi kjo atmosfere u zbeh nga nje grup tifozesh qe brohoriten thirrje dhune dhe shfaqen slogane politike.
FC Lokomotiva kerkon falje thellesisht per ate cfare ndodhi. Mbeshtesim tolerancen zero ne baze te regullores se UEFA mbi diskriminimin.
Kerkojme falje, tifozeve dhe klubit te futbollit “Skenderbeu” per ate cfare ndodhi ne stadium mbremjen e djeshme. Ju sigurojme qe pergjegjesit do te ndeshkohen ne baze te legjislacionit te Federates Ruse te futbollit dhe do te marrim masat e duhura qe ne stadiumin tone te mos perseritet ngjarje te tilla.
FC Lokomotiva , inkurajon bashkimin e tifozeve ne “luften” kunder manifestimeve dhe sulmeve diskriminuese.Ne besojme qe shumica e tifozeve te klubit nuk e tradhetuan besimin tone, e duan futbollin dhe e kuptojne qe keto fenomene negative nuk jane te lejuara.