Home Aktualitet Urdheri i ri, bllokohen makinat me ngjyre te verdhe qe nuk kane...

Urdheri i ri, bllokohen makinat me ngjyre te verdhe qe nuk kane license

995
1

makine-verdheAksioni i lajmëruar që prej 1 tetorit ndaj makinave të verdha që nuk kanë licencë si taksi ka filluar. Postblloqet e Policisë Rrugore kanë ndaluar çdo mjet me këtë ngjyrë dhe u kanë marrë lejet e qarkullimit drejtuesve të tyre. Mirëpo, në këtë aksion janë ndëshkuar edhe ata që nuk ushtrojnë aktivitetin taksi, pra, janë gjobitur dhe u është marrë leja e qarkullimit vetëm se kanë një makinë të verdhë.

Njëri prej tyre është edhe Artan Spaho.
Ai është ndaluar nga patrulla e Policisë Rrugore në mëngjesin e datës 1 tetor. Efektivët e policisë i kanë marrë lejen e qarkullimit dhe në procesverbalin e konstatimit të shkeljes thuhet: “Drejtuesi i mjetit nuk ka bërë ndryshimin e ngjyrës (azhornimin e lejes së qarkullimit), në kundërshtim me Udhëzimin e Ministrit të Transporteve, datë 25.08.2010″. Artani tregon se ka kërkuar një shpjegim më tepër nga efektivët, por ata janë mjaftuar vetëm me fjalët: “Kemi urdhër”.

“Kam katër vjet që e kam blerë këtë makinë dhe askush nuk më ka thënë se duhej t’i ndryshoja ngjyrën. Makinën e kam blerë me targa të bardha dhe e përdor vetëm si makinë familjare, për të çuar fëmijët në shkollë dhe për të lëvizur për punët e mia, jo si taksi. As në aktin noterial që kam bërë kur e kam blerë dhe as kur e kam kolauduar çdo vit makinën, nuk më ka thënë njeri se duhet t’ia ndryshoj ngjyrën. Më datë 1 tetor, pa asnjë lajmërim, që në mëngjes më bllokojnë lejen e qarkullimit. Shkoj në komisariatin nr. 4, ku më adresuan për ta marrë lejen, dhe policët bënin ironi me mua, duke u shprehur të bindur se unë jam një taksist informal. Kjo nuk është e drejtë! Pse të ndëshkohem vetëm për shkak të ngjyrës së makinës?! Hyra në internet dhe lexova nenin 93, që shkruhej në fletën e gjobës, dhe në asnjë vend nuk lexova se në Shqipëri nuk lejohet që ta mbash makinën të verdhë në qoftë se nuk punon taksist. Kjo është anormale!” – u shpreh ai.

Ndëshkimi vetëm se ka një makinë me ngjyrë të verdhë Artan Spahos i ka sjellë shumë vështirësi në përditshmërinë e tij. “Sot në mëngjes nuk kam çuar dot fëmijët në shkollë pasi më thanë se, nëse më kapin pa leje qarkullimi, do më konfiskojnë makinën. Nëse ky është një urdhër i 2010-ës, siç pretendojnë, pse nuk na ka thënë askush që ta ndryshojmë ngjyrën e makinës, por na heqin lejen e qarkullimit?! Nëse do e dija këtë, unë nuk e blija një makinë të verdhë para 4 vitesh”, – tha ai.

Njoftimi i policisë
Në mesditën e datës 1 tetor, Drejtoria e Policisë Tiranë ka njoftuar se, në zbatim të Udhëzimit nr. 16, datë 25.08.2010, të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, “Mbi plotësimin e disa kushteve të veçanta në transportin rrugor të udhëtarëve”, Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, që kanë në përdorim mjete me ngjyrë të verdhë, ose me targa të bardha, që u ka kaluar afati i licencës dhe akoma kryejnë në mënyrë të kundërligjshme këtë shërbim, të marrin masa për të bërë ndryshimet karakteristike të mjetit, kthimin e tij në ngjyrën e regjistrimit të parë dhe ndryshimin e targave të mjetit.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore, në zbatim të nenit 93 të Ligjit Nr.8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ndaj kundërvajtësve do të marrë masa administrative, që konsistojnë në dënime me gjobë nga 10 000 deri në 40 000 lekë, dhe tërheqje të lejes së qarkullimit të mjetit, e cila do t’i kalojë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Transportit Rru-gor, e cila merr masa për azhornimin e saj sipas dispozitave që janë shkelur.

1 COMMENT

  1. me shtet mere me leng nuk ekziston ne asnje vend te botes nuk eshte e ndaluar te qarkullosh me makine ngjyre te verdhe ! Po i lumte ketyre politikaneve vari leshte qe i bejne ligjet me bythe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here