Home Aktualitet Aksidentet rrugore perseri marrin jete, 3 te vdekur dhe 3 te plagosur

Aksidentet rrugore perseri marrin jete, 3 te vdekur dhe 3 te plagosur

596
0

Aksidentet rrugore vazhdojnë të marrin jetë njerëzish cdo ditë në rrugët e Shqipërisë.Tre të vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci, nga tre aksidente të ndodhura në rrugët e vendit gjatë orëve të ditës.
Një 24 vjecar ka humbur jetën nga një aksident i rëndë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Ngjarja ka ndodhur reth orës 03 të së mërkurës në vendin e quajtur “Mbi Sukë”, komuna Velipojë. Mjeti tip Alfa Romeo me targa të huaja BB540YLAN, me drejtues shtetasin Briken Tarolli, vjeç 24, banues në Tiranë ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar disa herë .Si pasoje e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen vetë drejtuesi i mjetit dhe janë dëmtuar shtetasit Odeta Badina, 22 vjeçe, banuese në Tiranë, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit , Llazar Popoviç, 24 vjeç banues në Shkodër dhe Enkelejda Gropçaj, 20 vjeçe, banuese në Bajzë, Malësi e Madhe, dhe këta bashkëshortë.
Tre shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Shkoder jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, mjeti mendohet se ka qenë duke lëvizur me shpejtësi, ka ndeshur në një prej pengesave të vendosura në rrugë për të kufizuar shpjetësinë dhe pas devijimit është rrokullisur disa herë.
Ndërkaq një tjetër aksident është njoftuar mëngjesim e sotëm nga qyteti i Durrësit. Një i ri ka humbur jetën, pasi motori me të cilin udhëtonte është përplasur nga një automjet. Sipas policisë viktima është identifikuar si shtetasi Klodian Jaupi, 31 vjeç.
Sipas të dhënave të para në vendin e ngjarjes mësohet se automjeti me targa Dr 2459 D është përplasur më motorin e viktimës.
I riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit. “Drejtuesi i mjetit, Ilir Kokaj, është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”- thonë burimet policore.
Në një tjetër aksident të ndodhur gjatë ditës, në autostradën Durrës- Morinë ka gjetur vdekjen Alfred Nerguti, 25 vjec nga Kukësi. Ai gjeti vdekjen pasi automjeti i tij tip “Benz Mercedes” doli nga rruga.
Sipas policisë, shkak ka qenë shpejtësia e madhe e makinës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here