Home Aktualitet Ja 6 super të kërkuarit:Rinas, arrestohet terroristi kosovar i kërkuar nga SHBA-ja

Ja 6 super të kërkuarit:Rinas, arrestohet terroristi kosovar i kërkuar nga SHBA-ja

755
0

Bie nën pranga një shtetas kosovar i cili ishte në kërkim nga Interpoli. Policia e aeroportit të Rinasit ka ndaluar Xhelal Sherifin pasi ai figuronte në listën e të kërkuarve për terrorizëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Policia ka bërë të ditur se ditën e djeshme në Rinas është bërë i mundur ndalimi i një shtetasi kosovar, të dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për terrorizëm dhe tentativë vrasje. 25-vjecari Xhelal Sherifi, i lindur në Gjilan është mundur të ndalohet dje në Rinas, teksa zbriti nga një avion që vinte nga Afganistani, ndërsa mësohet se prej shumë kohësh ishte shpallur në kërkim nga Interpoli. Bëhet me dije që shtetasi kosovar, ishte dënuar në SHBA me rreth 20 vjet heqje lirie për terrorizëm. Policia bën të ditur se Sherifi është kapur falë sistemit TIMS.
Super të kërkuarit
Që të gjashtë ata kanë kryer krime nga më të rëndat deri në akuzën për vrasje të dyfishtë por kanë mundur t’i shpëtojnë policisë, duke i shpëtuar kështu edhe dënimit të tyre.Gjashtë janë personat më kërkuar nga Policia Shqiptare në të gjithë botën. Të gjashtë super të kërkuarit janë të gjithë të dënuar me burgim të përjetshëm nën akuzën e vrasjes. Listën e kryeson Gentian Take dhe përfundon me David Gjokejan, të dënuar për vrasje të dyfishtë.Gentian Xheladin Take, i kërkuar për vrasje, dënuar me burgim të përjetshëm.Marjan Rrok Rroku, vrasje të dyfishtë, dënuar me burgim të përjetshëm.Ndriçim Myrteza Sadushi, vrasje dhe bandë e armatosur, dënuar me burgim të përjetshëm.Besnik Jashar Shahaj, vrasje të katërfishtë, dënuar me burgim të përjetshëm.Gjovalin Ndue Lesi, vrasje të dyfishtë, dënuar me burgim të përjetshëm.David Ded Gjokeja, 43 vjeç, nga Kruja (Derven). Gjykata e rrethit Durrës me vendim të datës 8 nëntor 2006 e ka dënuar këtë person me “burgim të përjetshëm” për vrasje të dyfishtë.
————————————————————————————————————————————————
Grabitet punonjësja e postës, transportonte 1.5 milion lekë të pensioneve

Një punonjëse e postës në Gjirokastër është grabitur nga dy të rinj teksa ishte duke transportuar para në një bankë. Dy të rinjtë kanë grabitur një shumë prej 1.5 milionë lekësh. Dy të rinjtë janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa policia ka filluar hetimet. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Varosh” kur një punonjëse e postës, e cila po transportonte lekët e pensionistëve është grabitur nga dy të rinj ende të panjohur për policinë. Pavarësisht zonës tej të populluar grabitësit nuk kanë hezituar për ti rrëmbyer nga duart çantën në të cilën, sipas të dhënave paraprake ndodheshin rreth 15 milionë lekë të reja. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë kriminale të cilët kanë filluar këqyrjen e vendit si dhe mbledhjen e provave materiale. Dy të rinjtë ndërkohë, janë larguar në drejtim të paditur. Nga ana tjetër policia sqaron se punonjësja e postës ka vepruar në mënyrë të paligjshme pasi në rast transporti lekësh lajmërohet komisariati i policisë, i cili vë në shërbim dhe një automjet policie

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here