Home Aktualitet Familja Petrela fiton pronesine e tokes ne Don Bosko, shqetesohet Vatikani

Familja Petrela fiton pronesine e tokes ne Don Bosko, shqetesohet Vatikani

867
0

don-bosko-kishaNjë konflikt i nisur për një sipërfaqe toke në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, ka shqetësuar së tepërmi selinë e Shenjtë të Vatikanit në Romë, shqetësim ky që mund të sjellë polemika në marrëdhëniet mes Vatikanit dhe Shtetit Shqiptar.

Kjo pasi anëtarët e familjes Petrela dhe trashëgimtarët e tjerë të kësaj familje të “ndihmuar” nga një vendim i Agjensisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave (AKKP) dhe nga një vendim tjetër i 16 shkurtit 2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë, kanë arritur të fitojnë të drejtën për të rregjistruar në hipotekë një sipërfaqe prej 14 mijë e 78 metra katror truall. Ky truall momentalisht ndodhet në vijën rrethuese të shoqatës “Qendra Sociale Don Bosko”, e cila ushtron që prej vitit 1997 aktivitet social dhe kulturor në këtë sipërfaqe.

“Qendra Sociale Don Bosko” ushtron aktivitetin e saj, nëpërmjet rekomandimeve të Ambasadës së Selisë së Shenjtë në Tiranë dhe se nga sa mësohet sipërfaqja e tokës prej 14078 metra katror, kërkohet ti shkëputet nga 22 trashëgimtarët e familjes Petrela. Kjo sipërfaqe shkëputet nga trualli prej 5 hektarë që zotëron momentalisht kjo qëndër.

Denoncimi i vendimeve
Mbi këtë truall janë ndërtuar disa objekte si “Kisha e Zonjës Ndihmëtare”, shkolla për nxënësit, fusha sportive dhe objekte të tjera sociale që kisha pretendon se ushtron shërbim publik. Gazeta “Shqiptarja.com”, ka mësuar se ky skandal i është përcjellë ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, Presidentit të Republikës Bujar Nishani, ambasadës së Vatikanit në Tiranë dhe vetë kryeministrit Edi Rama, ku është denoncuar vendimi i qershorit 2009 i AKKP dhe vendimi i shkurtit 2015 i Gjykatës së Apolit Tiranë, që tashmë është kundërshtuar në Gjykatën e Lartë.

Trualli destinacion pallat
Konflikti mes Ambasadës së Selisë së Shenjtë (Nunciaturës Apostolike) dhe 22 pronarëve të familjes Petrela, ka nisur që prej muajit qershor të 2009 ku me një vendim të AKKP atyre u është njohur një sipërfaqe prej 14078 metra katror. Kjo sipërfaqe  ndodhet brenda rrethimit të shoqatës “Qendra Sociale Don Bosko” dhe më konkretisht bëhet fjalë për fushën e madhe të sportit e cila është e lirë dhe një sipërfaqe tjetër ku janë ndërtuar disa objekte provizore.

Për këtë sipërfaqe të lirë toke, 22 pronarët kanmë arritur të marrin një vërtetim hipotekor, ndërkohë që pas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë atyre u është hapur rruga për ta hipotekuar plotësisht këtë truall, nga ku më pas do i hapej rruga për nënshkrimin e kontratave për ndërtimin e pallateve.

Nga një fotografim nga lart i sipërfaqes së tokës që pretendohet se i përket trashëgimtarëve të familjes Petrela, mësohet se fusha e sportit dhe disa hapësira të tjera rreth saj, ndodhen në anën perëndimore të kompleksit “Qëndra Sociale Don Bosko”. Në qëndër të këtij kompleksi ndodhet “Kisha e Zonjës Ndihmëtare” dhe pak më në lindje të saj janë ambjentet e shkollës.

Vendimi i apelit
Lidhur me këtë konflikt çështja ka shkuar në dyert e gjykatës së Tiranës, ku në shkallën e parë ëhstë fituar nga Kisha dhe Avokatura e Shtetit, por në shkurt të 2015 është humbur në apel. Gjykata e Apelit Tiranë ka çmuar se Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me vendimin e saj nr. 211, datë 29.06.2009 ka arsyetuar drejt e në përputhje me dispozitat ligjore kur ka vleresuar se prona e pretenduar nga trashëgimtarët e subjektit Shaqir Petrela, nuk i shërbën interesit publik.

Sipas gjykatës,ka një fakt që është i ditur botërisht, se kjo shoqatë ushtron aktivitet privat pasi është pajisur nga autoritetet shtetërore shqiptare me liçencë për hapje shkollë jo-publike, në të cilën shërbimi i mësimdhënies nuk është falas por me pagesë, ç’ka nënkupton sipas gjykatës se nuk i shërben një publiku të gjerë por një grupi të caktuar. Në këtë kuptim interesi publik në rastin konkret nuk del i qartë siç në mënyrë të gabuar arsyeton Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga verifikimi që u krye nga ekspertët mbi situatën faktike të pronës së pretenduar rezultoi se në të gjendeshin të ndërtuara, fusha futbolli, ambiente në shërbim të këtyre fushave si banjo, dhoma zhveshje si dhe objekte të tjera që për nga klasifikimi janë ndërtime provizore me material të cmontueshëm, si dhe një cadër mushamaje e madhe. Pra aktualisht prona duhet ti kthehet subjektit të shpronësuar dhe më pas nëse lind nevoja e një shpronësimi me interes publik ajo mund të shpronësohet sipas ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here