Home Aktualitet Kush është Ardian Fullani! 50 pyetje retorike!

Kush është Ardian Fullani! 50 pyetje retorike!

468
7

erik-fullani250 pyetje retorike për ata që duan të dinë më shumë se kush është Ardian Fullani!
1. -Mbi ç’bazë ke 20-fishuar shpenzimet në Bankën e Shqipërisë gjatë 9 viteve të fundit, duke arritur kulimin në vitin 2010, me një shumë prej 4.47 miliardë lekë?
2. -A është 450 mijë euro tarifa e ryshfetit dhe e gjobës në këmbim të shlyerjes me një javë të kontrollit të një banke të nivelit të dytë?
3. -Me çfarë dallaveresh e fitove mandatin e dytë si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, duke krijuar dinastinë “Fullani” në BSH?
4. -Me ç’truk e binde Sali Berishën që të të riciklonte për një mandat të dytë si guvernator?
5. -Mbi ç’merita dhe kritere u ngjite në krye të bankës, kur diplomën e shkollës së lartë e ke plot me pesa?
6. -A keni ndërhyrë tek katër banka të nivelit të dytë për t’i dhënë vjehrrit tuaj, Bajram Xhaja, 15 milionë euro kredi nga 4 banka të nivelit të dytë në Tiranë, për t’u bërë aksioner i Fabrikës së Tullave Prezë?
7. -A keni ndërhyrë tek katër bankat e nivelit të dytë që vjehrri juaj të mos paguajë asnjë këst të kredisë prej 8 vitesh?
8. -Me çfarë pazaresh dhe presionesh i ke frikësuar bankat, që nuk guxojnë të kërkojnë paratë?
9. -Me çfarë parash po e ndërton kompleksin me vila në Farkë?
10. -Pse nuk i keni deklaruar në deklaratat e pasurisë; Vilën në fshatin e Samir Manes pas TEG-ut me vlerë rreth 1 milionë euro, një vilë me vlerë 250 mijë dollarë në Mavrovo të Maqedonisë, një dyqan 400 metra katrorë te TEG me vlerë 800 mijë euro në emër të vajzës, Fiona Fullani?
11. -Pse në deklaratat e pasurisë të dorëzuara pranë Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive për 2011, nuk pasqyron paratë e shpenzuara për ndërtimin e disa vilave në Farkë?
12. -A i keni shpenzuar 35 mijë euro vetëm për palestrën, pishinën dhe masazhe pranë Hotel Sheratonit?
13. -Sa të kushton kostumi i markës Brioni të qepur me dorë, i preferuar i udhëheqësve të mëdhenj të botës?
14. -Pse i bleve Sali Berishës “Hotel Dajtin” me paratë e shqiptarëve për 30 milionë euro?
15. -Për çfarë i duhet Bankës së Shqipërisë “Hotel Dajti” dhe pse nuk ka nisur ende rikonstruktimi i objektit?
16. -Pse zvarritet rikonstruksioni i godinës së Bankës së Shqipërisë dhe a i keni bllokuar ju punimet në funksion të disa kontratave qiraje?
17. -Kush mban përgjegjësi për 6 milionë dollarë që shpenzohen në vit nga paratë e shqiptarëve me kontrata qiraje?
18. -Si ka mundësi që Banka e Shqipërisë shpenzon 13 milionë dollarë për paga, dieta, honorare dhe përveç tyre edhe 7 milionë dollarë shpenzime administrative, ndërsa punonjësit nuk mjaftohen, por vjedhin edhe thesarin, duke lënë libra në vend të parave?
19. -Pse keni shpenzuar, në një hark kohor prej gjashtë muaj, 550 mijë dollarë vetëm për udhëtime, shpenzime që i klasifikoni si “bileta avioni, treni, autobusi etj?
20. -Çfarë ju duhet krevati dopio në zyrë në Bankën e Shqipërisë?
21. -Pse keni shpenzuar vetëm për një vit 150 milionë lekë për karburant, thua se drejton Policinë e Shtetit apo Bashkinë e Tiranës?
22. -A mbani përgjegjësi penale dhe morale sa i takon prokurimit të drejtpërdrejtë për ndërtimin e degës së Bankës në Gjirokastër, për të cilën është kontraktuar Mihal Barka, me shumën prej 150 000 000 lekë të rinj?
23. -A mbani përgjegjësi penale për akordimin e 50 milionë lekëve të rinj për pajisjet dhe kamerat e degës së Bankës në Gjirokastër, ku vlera reale e pajisjeve ishte 7000 euro?
24. -Pse e keni fryrë stafin e Bankës së Shqipërisë, nga 324 punonjës në vitet 2005-2006, në 502 punonjës në vitin 2012?
25. -Si e ktheve Bankën e Shqipërisë në mencë dhe cilin të afërm shpërbleve në vitin 2012, vitin në të cilin planifikove 11 milionë lekë të reja në formë kompensimesh ushqimi në Bankën e Shqipërisë?
26. Mbi ç’kritere i keni punësuar në Bankën e Shqipërisë 27 familjarë të deputetëve?
27. Mbi ç’kritere keni punësuar në Bankën e Shqipërisë kunatën e Sali Berishës dhe bashkëshorten e Bujar Nishanit?
28. -A keni shpenzuar në vitin 2009 rreth 280 mijë dollarë për sport nga paratë e shqiptarëve?
29. -A keni caktuar në vitin 2010 një fond 19 964 000 lekë për “uniforma, veshje pune”
30. -A keni parashikuar në buxhetin e vitit 2010, 10 900 000 lekë për “kompensim ushqimi” për stafin e Bankës së Shqipërisë?
31. -Cilin klient favorizove në ristrukturimin e objektit X-88, me 425 500 000 lekë të rinj pra për objektin sekret të Bankës së Shqipërisë që shërben si depo kartëmonedhash?
32. Pse shkele ligjin duke rikonstruktuar me prokurim të drejtpërdrejtë objektin X-88 me vlerë 425 500 000 lekë të rinj?
33. -Sa herë ke parashikuar para në buxhet për objektin X-88, ku vetëm në vitin 2010 ke akorduar 240 000 000 lekë të rinj?
34. -Cili është roli juaj sa i takon fryrjes së borxhit të qeverisë “Berisha”?
35. -A e keni fshehur ju borxhin publik për llogari të qeverisë “Berisha”?
36. -A keni financuar sistematikisht qeverinë “Berisha” me paratë e shqiptarëve?
37. -Cili është roli juaj në krijimin e të gjitha kushteve për përfitime abuzive, veçmas në bonot e thesarit me përcaktimin e vlerës së tyre në treg, në një treg të dominuar abuzivisht nga një bankë e vetme?
38. -Pse i keni ndëshkuar bizneset dhe qytetarët me shtrëngimin e kreditimit, për të favorizuar qeverinë me bono thesari?
39. -Cili është roli dhe përgjegjësia juaj si administrator në grabitjen e 7 milionë USD në thesarin e Bankës së Shqipërisë?
40. -A keni ju përgjegjësi për faktin se në institucionin që ju drejtoni, ku ruhen paratë e të gjithë shqiptarëve, nga ku furnizohen të gjitha bankat e nivelit të dytë e ku supozohet që siguria është maksimale, rezultoi që vetëm siguri nuk ka?
41. -A keni ju përgjegjësi ligjore për faktin se në të vetmen bankë të nivelit të parë, në Bankën e Shqipërisë, nuk është kryer gjatë këtyre viteve qoftë edhe një verifikim procesverbalesh për paratë që asgjësohen?
42. A keni ju përgjegjësi ligjore për faktin se në të vetmen bankë të nivelit të parë, në Bankën e Shqipërisë, nuk është kryer gjatë këtyre viteve qoftë edhe një verifikim procesverbalesh për paratë e rejat që hyjnë në qarkullim?
43. -Pse e mbajtët sekret vjedhjen e thesarit të Bankës së Shqipërisë për disa ditë rresht dhe çfarë veprimesh keni kryer ju deri në momentin që skandali mori dhenë?
44. -Pse i kërkuar Adriatik Llallës që ta mbante sekret skandalin e grabitjes së bankës së shtetit?
45. -Pse nuk kanë funksionuar kamerat e sigurisë në dhomën sekrete ku ruhen paratë, kur për këtë dhomë janë shpenzuar miliona USD?
46. -A është zbatuar rregullorja dhe ligji për kryerjen e auditit një herë në gjashtë muaj?
47. -A jeni njohur me rezultatet dhe procesverbalet e auditit?
48. -A janë zbatuar kushtet e sigurisë për kutitë e parave?
49. -A janë mbyllur kutitë e parave me plumçe?
50. -Cili është roli i auditit të FMN, auditit ndërkombëtar, auditit të Bankës së Shqipërisë dhe të vetë thesarit?
Shënim: Nuk i kemi thënë të gjitha!

Previous articleJeta luksoze e djalit te guvernatorit Fullani
Next articleQytetaret kerkojne doreheqjen e guvernatorit Fullani

7 COMMENTS

  1. Eshte e tupshme gjithe keto gjera qe ndodhin ne Shqiperi, njerzit qe drejtojne kete vend jan te c'veshur nga gjithecka, skan as nje loje vler pervec vleres se hajdutit e genjeshtarit. Por mire na e bejne gjere sa ky popull nuk po zgohet akoma,

  2. Ne fillim nuk doja ta lexoja, se kujtova qe do jene shpifjet dhe hamendjet e rradhes. Por njeriu qe ka shkruar, eshte shume mire i informuar, dhe njeh funksionimin e strukturave te Bankes Shqiperise.
    Duken te gjitha pikat qe shtrohen me baze, jo tymse.

  3. po sa gallate jeni po pse vetem I hane te gjtha keto ky po normal se ushqenhen te gjithe si puna ketoj dhe I ka nshpatullat e ngrohta, I qenkan tuur Fullanit po te tere si puna atij jane , thesrin se kane vjedhur nenpunesit e shkret po kokat e jane kane rrasur atyre , se I lene te lire mbas dy muajsh siç jane te lire shume te tjere, late nam rrin ka rrin e I turren nje personi per te mbuluar pislleqet e vete te gjithe si Fullani jeni, mbi kurriz te popullit jane pasuarua e po bejne lojen e tyre nje here PD e e nje here PS.

  4. Pse duhej pritur kaq gjate nga qytetaret qe kane konstatuar gjithe keto shkelje e abuzime me parate e popullit,derisa te mbushej kupa perfundimisht duke u vjedhur edhe thesari shtetit nga ca palo nepunes te pangopur sikurse shefi i tyre guvernatori Fullani?!!

  5. Jo vetem une por shume e shume te tjere e dinin per jeten super lluksoze qe benin femijet e ketij plere dhe askush nuk fliste!Perse duhet te ndodh patjeter dicka qe te fillojme e ti nxjerrim te gjitha te palarat qe fshihen prej vitesh!!!????

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here