Home Aktualitet Qytetaret kerkojne doreheqjen e guvernatorit Fullani

Qytetaret kerkojne doreheqjen e guvernatorit Fullani

101
1

PROTESTA-FULLHANThirrjeve për protesta në rrjetet sociale, për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, i janë bashkuar mesditën e sotme dhjetëra qytetarë. Protesta zhvillohet përpara godinës ku është transferuar Banka e Shqipërisë, pranë sheshit “Avni Rustemi”.

Organizatorët e protestave deklaruan se do të vijojnë protestën çdo ditë, deri sa parlamenti të mblidhet dhe të shkarkojë Guvernatorin Fullani, ose ai të jape dorëheqjen.
Protestuesit mbanin në duar parrulla të tilla si “Dorëzoni Don Fullanin”, “Full hajn” etij. Protestuesit kërkojnë mbledhjen e parlamentit dhe shkarkimin e Fullanit.

Ata janë shprehur të irrituar me heshtjen e politikës për rastin e Ardian Fullanit.

“Ne nuk kemi lecka të fshijmë djersët, djali i Fullanit i fshin me 500 euro. Kjo është e turpshme”, tha një prej protestuesve.
Thirrja për protesta është bërë përmes Facebook-ut, ku u ftuan shqiptarët të protestojnë pranë sheshit Avni Rustemi, ish-rezidenca e firmës Piramidale VEFA.

“Meqënese Parlamenti është shpërndarë për pushimet e verës dhe nuk mund të mblidhen për të shkarkuar Guvernatorin, atëherë lë të protestojmë dhe të detyrojmë atë të dorëhiqet. Janë vjedhur 7.2 milion$, Përgjegjësia kryesore është e drejtuesit të B.SH dhe më pas e zinxhirit të punonjësve që ai vetë i ka punësuar aty.“- thuhet në thirrjen për protestë.

Vjedhja e bankës, AK: Të martën në protestë, ‘Ktheni paratë e popullit’
Aleanca KuqeZi i bën thirrje qytetareve të protestojnë kundër vjedhjes së Bankës së Shqipërisë. Në një reagim të AK, postuar edhe ne rrjetin social, vjedhja cilësohet një krim mafioz nga ana e shtetit.

“Qytetarët të martën në protesta. Ktheni paratë e popullit”- ben apel AK.
Sipas AK, te dy partite e medha, duke mos reaguar per kete krim, tregojne se jane të inkriminuara me Fullanin. “Bella Mafia”, kapitulloi shtetin, jane te tjera deklarata nga AK.

Previous articleKush është Ardian Fullani! 50 pyetje retorike!
Next articleMbyllen 18 Universitete , 13 të tjerë janë pezulluar

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here