Home Aktualitet Berisha feston Shën Valentinin

Berisha feston Shën Valentinin

761
0

Shen Valentini eshte festuar edhe nga kryeministri Sali Berisha, por ndryshe Ai ka zgjedhur qe kete feste ta bashkoje me nje tjeter feste te familjes se tij, ate te ditelindjes se dy mbesave të tij, Amlës dhe Dalilës. Kryeministri Berisha sëbashku me bashkëshorten, zonjën Liri Berisha, iu bashkuan sot gëzimit të Amlës, e cila mbushi 7 vjeç dhe të Dalilës, e cila, ndonëse mbushi 10 vjeç vetëm pak ditë më parë, dëshiroi ta festonte sëbashku me Amlën ditën e Shën Valentinit. Mes tortes tradicionale për këtë rast, urimeve te prinderve, mësuesve, shokve e shoqeve, nje urim te vecante Amla dhe Dalila moren nga gjyshi i tyre, kryeministri Sali Berisha.

Por per kreun e qeverise kjo dite feste nuk eshte mbyllur ketu. Ai ka pritur në ambientet e kryeministrisë një grup të rinjsh nga shkollat e mesme të kryeqytetit, të cilëve ju uroi 14 shkurtin, ditën e Shën Valentinit. Në mënyrë simbolike për këtë ditë të veçantë kryeministri i dhuroi secilit prej tyre nga një trëndafil.

“Natyrisht kjo është ditë për dashurinë jo për kryeministrinë, por unë pata shumë kënaqësi t’ju ftoj, t’ju dhuroj një lule, sepse ju jeni lule. Do të doja që çdo shkollari, djali, vajze, sot në Shqipëri t’ju dhuroja një lule. Festa nuk është festë zyrtare, por është festë e njeriut për dashurinë, ku qëndron dhe forca më e madhe, më magjike, më e fuqishme e njeriut në të gjithë jetën e tij. Ndaj dhe unë ju përqafoj të gjithëve ju uroj gëzuar Shën Valentinin, ju, vëllezërve, motrave, shokëve dhe shoqeve , prindërve dhe të gjithë njerëzve tuaj” tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here