Home Aktualitet SHBA dorezon rapotin per 21 Janarin. Duhet hetim i plote

SHBA dorezon rapotin per 21 Janarin. Duhet hetim i plote

409
0

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu i ka dorëzuar drejtorit të Policës së Shteti, Hysni Burgaj një raport për ngjarjen e 21 janarit në të cilin thuhet se policia zbatoi një plan të detajuar, ndërkohë që u shpreh se gjatë demonstratës forcat e policisë ishin të pambrojtura. Arvizu kërkoi edhe një hetim të plotë për ngjarjen, ku sipas tij, s’duhet ndërhyrë nga jashtë.
Raporti është hartuar nga zyra e sigurisë në ambasadën e SHBA-së në Shqipëri. Arvizu ka kërkuar që të bëhet e mundur zbardhja e plotë e kësaj ngjarje në mënyrë që të ndëshkohen shkelësit.
Drejtori i Policisë së Shteti, Hysni Burgaj theksoi se bashkëpunimi me zyrën e sigurisë pranë ambasadës së SHBA në Tiranë ka qenë i frytshëm dhe se ai do të intensifikohet në të ardhmen. “Bashkëpunimi dhe ndihma juaj do të na shërbejë në punën tonë për ndërtimin e shteti ligjor”,- u shpreh drejtori i policës së shtetit. Burgaj pas marrjes së këtij raporti u shpreh se “do ta shikojmë dhe do ta analizojmë dhe shumë përgjegjësi”.

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Arvizu gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni:

U falënderoj që preket të gjitha këto fusha bashkëpunimi që kemi pasur në të kaluarën. Doja të shpjegoja se qëllimi i vizitës së sotme është për një raport. Është raport që shqyrton rrethanat për demonstratën e 21 janarit.
Merret në mënyrë specifike me zhvillimin e demonstratës dhe sjelljen e policisë gjatë demonstratës. Gjatë shqyrtimit të këtij raport duket se polica ka një plan të detajuar. Ata e zbatuan në mënyrën më të mirë atë. Gjatë dhunës ekstreme të 21 janarit , drejtori i policisë Burgaj inicoi masa të jashtëzakonshme në mënyrë që policia të administronte situatën. Forcat e policisë gjatë demonstratës ishin të pambrojtur dhe disiplina e treguar ishte inkurajuese.
Ata qëndruan përballë kësaj dhunë dhe nuk u larguan apo u hakmorën. Policia e shtetit vazhdon të mësojë për të organizuar sa më mirë që të jetë e mundur këto demonstrata në mënyrë që të ruhet rendi dhe të drejtat e njeriut. Duhet të jetë e garantuar e drejta e reagimit. Nga ana tjetër protestuesit kanë detyrimin që të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme. Ata që organizuan dhe morën pjesë në aktet e dhunës, duhet të ballafaqohen me drejtësinë.
Do të doja të përmend hetimin që është duke u kryer nga prokuroria e Përgjithshme. Shumë herë e kemi theksuar se hetimi duhet të jetë i plotë i gjithanshëm dhe i paanshëm. Hetimi duhet të përfshijë të gjitha fazat e 21 janarit, organizatorët, protestuesit dhe ata që janë përgjegjës për faktin që u qëllua dhe që në fund rezultoi tragjike. Është shumë e rëndësishme për këtë investigim të vazhdojë dhe të çohet para pa ndërhyrje të jashtme në mënyrë që t’u përgjigjet pyetjeve që kanë shqiptarët për 21 janarin.

Previous articleTensionohet situata ne Shkup, perleshje brenda kalase mes shqiptareve e maqedonasve
Next articleBerisha feston Shën Valentinin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here