Home Aktualitet Tensionohet situata ne Shkup, perleshje brenda kalase mes shqiptareve e maqedonasve

Tensionohet situata ne Shkup, perleshje brenda kalase mes shqiptareve e maqedonasve

882
0

Projekti për ndërtimin e një kishe në Kalanë e Shkupit ka shkaktuar tensione në kryeqytetin maqedonas.
Brenda kalasë ndodhen disa maqedonas, ndërkohë që jashtë saj ndodhen protestues shqiptarë të cilët kundërshtojnë nisjen e punimeve për ndërtimin e një kishe mbi kalanë e qytetit.

Situata është rënduar pas lejimit për futjen në brendësi të kalasë të protestuesve maqedonas, rreth 200 prej tyre, të cilët kanë nisur të sulmojnë me gurë protestuesit shqiptarë të lënë jashtë mureve të kalasë.

Por tensionimi i mëtejshëm ka ardhur kur protestuesit shqiptarë tentuan të futeshin me forcë brenda kalasë, por janë përplasur me policinë. Mësohet se disa shqiptarë kanë mbetur të lënduar nga këto përplasje.

Shqiptarët, kundërshtojnë ndërtimin e kishës në Kalanë e Shkupit, e cila sipas historianëve paraqet vlera arkeologjike e kulturore që nga periudha e ilirëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here