Home Aktualitet Shkoder: ekzekutohet nje 21 vjecar para shtepise se tij

Shkoder: ekzekutohet nje 21 vjecar para shtepise se tij

784
0

Vritet me armë zjarri pistoletë një 21 vjeçar me banim në qytetin e Shkodrës .Elson Eqerem Vukatana banues në lagjen “Daniel Matlia” në Shkodrës është qëlluar me pistoletë 6 herë teksa hynte në hyrjen e pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në 13.45 në vendin e quajtur Qaf Hardhi në rrugën “Halit Bajraktari” ku ka mjaft lëvizje pasi është rrugë lidhëse e disa lagjeve të qytetit të Shkodrës. Viktima ka qenë i vetëm në momentin kur është qëlluar ndërsa autori akoma nuk është identifikuar, ndonëse policia ka shoqëruar mjaft persona përfshirë dhe dëshmitarë okularë. I dëmtuari është dërguar me shpejtësi drejt spitalit të Shkodrës por ka vdekur rrugës.

Në trupin e tij, sipas policisë janë gjetur gjashtë plumba ndërsa askush prej personave që kanë parë ngjarjen nuk ka dhënë shpjegime rreth saj. Sipas dëshmitarëve okularë , sapo kanë dëgjuar të shtënat ato janë larguar. Viktima Elson Vukatana ka qenë i përfshirë në një ngjarje të ndodhur një vit më parë. Më 06.03.2009, rreth orës 19.00,në një parking automjetesh në lagjen “Daniel Matlia”, rruga “Halit Bajraktari” të qytetit të Shkodres,ai është përfshirë në një konflikt mes dy shtetasve që po grindeshin ku Elson Vukatana ka ndërhyrë për ti ndarë. Por gjatë këtij veprimi, njëri prej personave, shtetasi Flamur Kalvari është konfliktuar dhe me Elson Vukatanën dhe ky e ka goditur dy herë me një thikë bistak që e mbante në tufën e çelësave, duke e plgosur rëndë .Ai është vetëdorëzuar në polici më 17.06.2009 ku është akuzuar për plagosje të rëndë me dashje . Gjykata e Shkodrës , me vendimin nr 430 të datës 03.11.2009 e ka deklaruar fajtor Elson Vukatanën dhe e ka dënuar me tre vjet burgim, ku duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar dënimi përfundimtar ka qenë dy vjet. Por duke patur parasysh normalizimin e marrëdhënieve mes të dy palëve gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të vendimit për pjesën e pambetur të tij duke e vënë në provë për 5 vjet Vukatanën. Kështu viktima e sotme Elson Vukatana ka qëndruar në burg vetëm për periudhën e paraburgimit . Ndërkaq policia po heton në disa pista.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here