Home Aktualitet Incidenti, Braçe: Gjithçka eshte zgjidhur ne rruge ligjore

Incidenti, Braçe: Gjithçka eshte zgjidhur ne rruge ligjore

118
0

Ndërsa doli në një konferencë për shtyp për të sjellë fakte të reja mbi pasurimin e deputetes së PD-së Albana Vokshi, deputeti i PS-së Erjon Brace ka sqaruar incidentin e paradites së sotme në të cilin ishte vetë i përfshirë. Ai tha gjithcka u sqarua ligjërisht, dhe se 27 vjecari Rigels Shehaj pasi kuptoi gabimin, kërkoi falje.

Ndërkaq edhe në njoftimin zyrtar të policisë së kryeqytetit konfirmohet zgjidhja e cështjes në rrugë ligjore.

“Pas debatit, deputeti Brace, u paraqit në ambjentet e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, i cili refuzoi për të ndjekur ligjërisht këtë incidet të rastësishëm. Po ashtu edhe 27 vjecari Rigels Shehaj, nuk depozitoj asnjë kallzim penal për këtë grindje të çastit”-thuhet në njoftimin e policisë

Ndërkohë policia ka lenë të lirë Rigels Shehajn

Previous articleTirane: arrestohen 5 shtetas per ushtrim prostitucioni
Next articleShkoder: ekzekutohet nje 21 vjecar para shtepise se tij

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here