Home Kosova Byler: Në kufi, ndodhen shërbyesit serbë

Byler: Në kufi, ndodhen shërbyesit serbë

749
0

Komandanti i KFOR-it, Erhard Byler, tha se forcat speciale të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga veriu dhe se në kalimet kufitare, ndodhen shërbyesit serbë.

“Unë jam këtu për të bërë përpjekje në mbajtjen e rendit dhe të qetësisë, kjo është detyra ime. Njësitë “ROSU” janë tërhequr nga veriu. Sipas marrëveshjes, kemi dërguar shërbyes serbë në vendkalime dhe ata vazhdojnë të jenë atje”, tha Byler, pas takimit me shefin e delegacionit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviç, në Rudar të Zveçanit.

Stefanoviç u tha të tubuarve se ekziston një problem, pasi po bëhen përpjekje, qe të sillen doganierët dhe policët kufitarë të Kosovës, ndonëse “serbët dhe Beogradi duan që atje të kthehen doganierët e EULEX-it dhe pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, të cilët ishin në vendkalime deri në ndërhyrjen e forcave speciale”.

“Do ta zgjidhim problemin. Ose ata do të largohen nga aty ku kanë hyrë ilegaslisht, ose ne nuk do të lëvizim nga këtu derisa ata ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë Stefanoviç.

Udhëheqësit e serbëve të Mitrovicës kanë vendosur që për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe përkeqësimit të gjendjes së sigurisë, të kufizojnë orarin e punës së dyqaneve dhe restoranteve, nga ora 07.00 deri në 15.00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here