Home Kulture Vëllai i Obamës, promovohet në Tiranë libri i tij

Vëllai i Obamës, promovohet në Tiranë libri i tij

595
0

Vëllai i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Marco Obama, promovon librin e tij të parë në Shqipëri. “Nga Nairobi në Shënzen”, mban titullin libri i cili trajton temën e dhunës në familje. Të pranishëm në promovimin e këtij libri kanë qenë personalitetet më të larta të vendit, midis të cilëve edhe kryeministri Sali Berisha, ministra, politikanë dhe njerëz të medias.

Shkrimtari Marco Obama, në fjalën e mbajtur me këtë rast, falenderoi personat të cilët bënë të mundur ardhjen e tij në Shqipëri për të promovuar veprën e cila është një tablo e jetës dhe e respektit ndaj tjetrit.

“Në radhë të parë, falenderoj kryeministrin shqiptar dhe botuesin e librit që bënë të mundur ardhjen time. Dua të falenderoj edhe popullin shqiptar për mikpritjen dhe për atë që mësova prej jush, se të jesh vetvetja është e rëndësishme.Thelbi i librit tim është se si ti japësh ndihmë të tjerëve, ti respektosh ata. Mendoj se duhet të ekzistoj respekti midis njerëzve dhe sidomos midis prindërve në mënyrë që kjo të trasmetohet më pas edhe tek fëmijët. Jam i lumtur që jam këtu midis jush” tha më tej ai.

Vëllai i Barak Obamës ka prodhuar një vepër autobiografike trillimi, por para së gjithash një libër emocionalisht pikëllues rreth kërkimit të identitetit të vetvetes. Në evenimentin e organizuar me rastin e promovimit të librit, Marco Obama dha autografe për lexuesit e parë shqiptar të veprës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here