Vëlla e motër me mbiemër Demaj qëllohen me armë në shtëpinë e tyre e si pasojë, vajza, Denisa Demaj, 22 vjeçe, ndërron jetë menjëherë, kurse vëllai i saj mbetet i plagosur rëndë. Policia ka arrestuar autorin e vrasjes Klaus Sakolli, 29 vjeç nga qyteti i Beratit.
Shkak i vrasjes ishte mospranimi i lidhjes nga familja e vajzës.
Klaus Sakolli pretendonte se ishte i dashuruar me 22-vjeçaren dhe ka shkuar në familjen e saj për ta sqaruar për marrëdhënien e tyre.
Duket se prindërit nuk kanë qënë dakord me të dhe pas debateve me zë të lartë, siç kanë treguar fqinjët, ka qëlluar me armë në drejtim të vajzës dhe vëllait të saj.
Më pas, ai është larguar me makinë, por policia e ka identifikuar dhe e ka arrestuar.