Home Bota “Charlie Hebdo” boton sot karikaturen e profetit Muhamed

“Charlie Hebdo” boton sot karikaturen e profetit Muhamed

773
0

Numri i sotëm i revistës satirike “Charlie Hebdo”, tashmë ka në faqen e parë karikaturën e profetit Muhamed, i cili shfaqet me sloganin “Je suis Charlie”. Mediat e huaja raportojnë se numri i sotëm i kësaj reviste është botuar në 16 gjuhë, përfshirë edhe gjuhën arabe. Në faqen e parë shihet profeti Muhamed duke mbajtur në dorë një shenjë ku thuhet “Unë Jam Charlie”, slogani i njohur tashmë, i përdorur anë e kënd botës. Ndërkohë që mbi kokën e profetit Muhamed shkruhet “Gjithçka është falur”. Revista është shtypur në një milionë kopje dhe është parë mundësia për tu botuar 3 milion kopje të tilla. Zyrtari i kësaj reviste, Richard Malka u shprehet se pavarësisht masakrës që ndodhi në redaksi për karikaturat, “nuk do të heqim dorë nga fryma jonë e blafsemisë”.

charlie-hebdo-muhammed

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here