Fushë-Kruja vijon të mbetet në qendër të sulmeve me tritol. Pas mesnate (rreth orës 01:30) në qendër të qytetit ka shpërthyer me eksploziv një furgon.
Nga ngjarja mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Sipas informacioneve nga policia, furgoni me targa AA 900 T i përket shtetasit Bujar Zalla. Policia e cila mbërriti në vendngjarje, nisi hetimet për të zbardhur autorët dhe shkaqet e këtij shpërthimi. Sasia e lëndës eksplozive ishte vendosur në motorin e furgonit
Para 3 ditësh Komisariati i Fushë-Krujës u bë për të tretën herë “pre” e shpërthimit me tritol.