Home Aktualitet Policia jep 10 mije euro per informacionin e vrasesve ne Thumane

Policia jep 10 mije euro per informacionin e vrasesve ne Thumane

618
0

Vrasja-ThumanePolicia e Krujës ka vendosur një shpërblim prej 10 mijë eurosh për personin që do të japë informacion për vendndodhjen e të kërkuarve për vrasjen në Thumanë. Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e autorëve. “Garantojmë anonimat të plotë të qytetarit”- theksohet nga policia.

NGJARJA

Tre pjesëtarë të një familjeje në Thu manë të Krujës janë ekzekutuar 100 metra larg banesës së tyre, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Ngjarja e rëndë ku humbën jetën 79-vjeçari Fran Çeku, djali i tij 44-vjeçar, Arben Çeku dhe nipi i tyre 20-vjeçar, Eno Rama ndodhi pak para mesnatës së të premtes. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit dhe ajo lokale bënë me dije se në këtë ngjarje ka mbetur e plagosur rëndë dhe bashkëshortja 66-vjeçare e Franit, Luçie Çeku. Vrasja e trefishtë ka tronditur banorët e Thumanës, ndërsa mbi 200 forca policore dhe të FNSH-së kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të krimit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore ka rezultuar se masakra në familjen Çeku ka marrë shkas nga një sherr banal, i cili nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë mes autorëve dhe viktimave. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim vëllezërit Daniel, Pëllumb e Besnik Kora dhe babai i tyre Gurali Kora, pasi dyshohen të jenë autorë të kësaj ngjarjeje.

MASAKRA

Sipas hetuesve të çështjes, vrasja e trefishtë ka ndodhur pas një sherri mes shoferëve të furgonëve që bëjnë linjën Thumanë-Fushë Krujë-Tiranë. Nga mbledhja e dëshmive ka rezultuar se Arben Çeku (emigrant në Itali) kishte ndërhyrë hyrë për të shuar konfliktin midis një shoku të tij (shofer furgoni) dhe vëllezërve Kora. Mësohet se mbrëmjen e së premtes, 44-vjeçari është takuar me bashkëfshatarin Pëllumb Kora dhe i ka kërkuar atij që të heqë dorë nga grindja me shokun e tij. Gjatë takimit ata kanë debatuar, ndërsa dyshohet se të dy kanë qenë nën efektin e alkoolit. Më pas Pëllumb Kora ka shkuar në shtëpi dhe ka kërkuar ndihmën e dy vëllezërve dhe babait të tij duke marrë me vete edhe armë kallashnikov e pistoletë. Të armatosur, katër pjesëtarët e familjes Kora kanë shkuar në banesën e familjes Çeku dhe kanë thirrur Arbenin që të dalë jashtë për t’u sqaruar. Arben Çeku i shoqëruar nga djali i motrës, Eno Rama kanë dalë për t’u sqaruar, por janë qëlluar për vdekje, njëri me plumb në kokë dhe tjetri me dy plumba në zemër. Pas tyre kanë dalë edhe babai e nëna e 44-vjeçarit. Fran Çeku ka mbetur i vrarë me një plumb në zemër, ndërsa e shoqja e tij është plagosur rëndë me një plumb në kraharor (i ka prekur mushkërinë). Krismat e armëve kanë shkaktuar panik te banorët e Thumanës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur blutë, të cilët kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 gëzhoja kallashnikovi dhe pistolete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here