Në këtë foto shihet në një varkë në Liqenin e Pogradecit, kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Sali Berisha dhe gruan e tij, së bashku me Sokol Hoxhën, djalin e Enver Hoxhës, dhe gruan e tij. Në prehrin e gruas është dhe një fëmijë i vogël, që për nga mosha ka gjasa tw jetw vajza e çiftit Berisha, Argita Berisha. Por këtë presim ta konfirmojë vetë zoti Berisha.
Në foton tjeter (GALERI FOTO) është një pamje edhe më familjare. Pranë oxhakut është i shtrirë Sokol Hoxha, djali i Enver Hoxhës, dhe në krah të tij është nusja e tij. Në krah të saj është Liri Berisha, dhe i ulur këmbëkryq në plan të parë është… Sali Berisha.
Skena është familjare dhe e ngrohtë, një atmosferë mes miqsh.
Fotot natyrisht kanë nevojë për sqarime të mëtejshme nga vetë autorët për arsyen e kësaj feste familjare të familjes Berisha me familjen Hoxha. Shekulli po boton kopje të orgjinaleve të tyre, që transmetoi dje emisioni “Fiks Fare”.
me photoshopp sot behen mbrekullira…por edhe ne qoftese qe e vertet…edi rama nuk ka jetuar me familjen e te atin ne mbllokun e udheheqesave??? kur qe i vogel shkonte ne plazh me familjen e enverit…