Home Bota Arrestohen 2 skafistet qe shkaktuan 800 te vdekur ne Mesdhe

Arrestohen 2 skafistet qe shkaktuan 800 te vdekur ne Mesdhe

748
0

mesdhe-mbytjeKapiteni dhe një anëtar i ekuipazhit të peshkarexhës që u mbyt të dielën në ujërat e Mesdheut, duke shkaktuar vdekjen e qindra emigrantëve, janë arrestuar. Sipas zyrtarëve italianë dy personat në fjalë, të arrestuar nën akuzën e trafikimit të qënieve njerëzore, janë mes 27 atyre të mbijetuar që arritën brigjet e Siçilisë ditën e hënë.

Ministri italian i Infrastrukturës, Graziano Delrio tha se prokurori i Katanias, Giovanni Salvi, urdhëroi arrestimin e dy skafistëve që kishin mbërritur në port në bordin e një anijeje të rojës bregdetare.

Hetuesit thanë se dy skafistët ishin kapiteni Tunizian dhe bashkëpunëtori i tij sirian, ndërkohë që për të gjithë tragjedinë po zhvillohet një hetim penal.

“Policia ka bërë arrestimin e dy të dyshuarve këtë mbrëmje, gjë që tregon se drejtësia italiane po funksionon”, tha ministri Delrio për gazetarët në Katania.

Arrestimet vijnë pasi BE njoftoi një paketë masash në përpjekje për lehtësimin e krizës që ka përfshirë Mesdheun. Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë, ndërsa do të ndërmerret një fushatë për shkatërrimin e varkave të trafikantëve.

Nga ana tjetër përfaqësues të agjencisë së OKB-së për refugjatët deklaruan se rreth 800 persona humbën jetën në tragjedinë e së dielës. “Ishin mbi 800 persona në bord, përfshirë fëmijë të moshave nga 10 në 12 vjeç. Ata ishin sirianë, rreth 150 eritreanë, somalezë, etj dhe ishin nisur nga Tripoli rreth orës 8 të mëngjesit të së dielës”, deklaroi përfaqësuesja e OKB, Carlotta Sami.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here