Home Aktualitet Arrestohet Pajtim Seriani, i vuri gjobe biznesmenit te kafes

Arrestohet Pajtim Seriani, i vuri gjobe biznesmenit te kafes

965
0

serianiPolicia e kryeqytetit ka vënë në pranga mbrëmjen e sotme 6 persona të dyshuar për gjobvënie ndaj një biznesi Kafeje në Rrugën e Kavajës. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se mes tyre është edhe një emër i njohur për drejtësinë si Pajtim Seriani.

Burime për A1report bënë me dije se operacioni është në vijim pasi në total nga Gjykata e Krimeve të Rënda janë lëshuar 6 urdhër arreste.

Seriani njihet në kryeqytet si një nga njerzit e afërt të Emiliano Shullazit, ndërsa pak kohë më parë në kryeqytet ai u plagos gjatë një atentati ndaj tij ku Artur Baze qëlloi për ta vrarë.

Operacioni, i cili mësohet se ka rreth dy muaj që ka filluar hetimet, konfirmohet edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, teksa tregohen të rezervuar për identitetin e personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti, pasi ende 2 prej tyre nuk janë kapur.

Nga të dhënat paraprake mësohet se Seriani sëbashku me 5 personat e tjerë prej kohësh kishin gjobitur biznesmenin duke i marrë atij 10 % të xhiros vjetore.

Nesër pritet që të dalë në një deklaratë për shtyp Policia e Tiranës në lidhje me këtë ngjarje.

Përplasja me armë te Rruga e Kavajës
Atentati i 5 janarit ishte planifikuar ndaj të riut Pajtim Seriani i cili mbeti i plagosur. Gjithashtu, si pasojë e përplasjes me armë, u plagos edhe efektivi Roland Mete, i cili ndodhej në një lokal me Serianin në Rrugën e Kavajës, në Tiranë. Sipas Prokurorisë, pavarësisht se nuk ishte në shërbim efektivi ka vepruar konform ligjit, duke i bërë thirrje Bazes të ndalojë pasi plagosi Serianin, por atentatori është larguar.

Sipas hetimeve, efektivi ka ndjekur Bazen në rrugicat e ndërmjet rrugës “Islam Alla” e “Him Kolli”, ku edhe është plagosur prej atentatorit. Dy persona janë arrestuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit. Kushërinjtë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari dyshohet se kanë planifikuar vrasjen e Serianit, e cila nuk u realizua dot nga Artur Baze pasi u vra nga polici Roland Mete.

në ngjarjen e ndodhur më 5 janar 2015, në rrugën e Kavajës, i hetuari Roland Meta u ndodh para faktit të bindjes se filloi një sulm i padrejtë, i atëçastshëm dhe se autori po largohej për të ju shmangur përgjegjësisë, dhe menjëherë me këtë bindje ka nxjerrë armën, ka thërritur “Ndal Policia”, dhe më pas duke konstatuar që sulmuesi Arianit Sterjo, ka vazhduar të qëllojë në drejtim të tij, ai ka qëlluar në drejtim të viktimës Arianit Sterjo fillimisht në drejtim të këmbës, ku viktima ka marrë goditjen e parë dhe më pas edhe një herë tjetër në drejtim të pacaktuar.

Në të njëjtën kohë vetë i dyshuari Rolandi, ka humbur ndjenjat, ndërkohë që viktima/autor Arianit Sterjo është larguar në një vend relativisht të largët nga vendi i ngjarjes ku dhe më pas është konstatuar i gjallë nga deklaruesi P.M, i cili ka lajmëruar edhe policinë. Kur ka mbërritur në këtë vend policia e ka gjetur të vdekur viktimën Arianit Sterjo dhe armën në afërsi të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here