Një 30-vjeçar është hedhur nga pallati, mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në sheshin “Avni Rustemi”, ndërsa policia ka bërë të ditur se viktima e ngjarjes është shtetasi Taip Çiço, 30-vjeç, i cili mësohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit. Sipas burimeve, mësohet se viktima banonte në pallatin ku ndodhi ngjarja. Nga deklarimet e marra prej hetuesve në vendin e ngjarjes është mësuar se viktima vuante prej disa kohësh nga depresioni. Policia deklaron se është në pritje të rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore, për të vijuar hetimet në lidhje me ngjarjen.
Faqja e juaj është interesante, shumë mirë me shkrim me pelqen, unë mendoj se kjo faqe ka lajme http://www.shqip.3dl.us të ngjashme dhe artikuj të tjerë, Unë jam duke ndjekur këtë faqe shpresoj te Shoh artikuj të ri, Faleminderit …