Home Aktualitet Jonida Maliqi ndahet nga biznesmeni, Gent Prizreni

Jonida Maliqi ndahet nga biznesmeni, Gent Prizreni

3245
0

Pas shumë thashethemesh për një ndarje të Jonida Maliqit dhe bashkëshortit të saj, duket se në Gjykatë ka mbërritur padia për divorc. Zgjidhja e martesës së tyre, pritet të vendoset nga Kastriot Gramshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës.

Prej disa muajsh në Tiranë përflitet se Genti dhe Jonida nuk jetonin më bashkë, por ishte vetë këngëtarja që e përgënjeshtroi lajmin pak muaj më parë. Ndërkaq ditën e sotme këngëtarja e mirënjohur ka zgjedhur të reagojë me një status në rrjetet sociale. “Kur s’ka mbetur gjë për të thënë, ngri kokën lart, buzëqesh dhe largohu”, ka shkruar në Instagram.

Jonida dhe biznesmeni i mirënjohur Gent Prizreni janë njohur që para 17 viteve. Marrëdhënia e tyre nuk ka qenë asnjëherë publike për ndjekësit e shumtë që fashionistja ka, ndaj daljet në publik kanë qenë të rralla. Kujtojmë se të dy janë prindërit e një djali, Dan, që kohët e fundit po e shohim edhe më shpesh në rrjetet sociale.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here