Home Aktualitet Dy 20 vjecarë mbyten aksidentalisht në lumin Ishëm

Dy 20 vjecarë mbyten aksidentalisht në lumin Ishëm

695
0

Dy të rinj janë mbytur aksidentalisht në lumin Ishëm në fshatin Likmetaj të Durrësit. Ata janë Ervis Sali dhe Bledar Sinometi, të dy 20 vjecarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 18:15. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët i panë të rinjtë për herë të fundit në lumë, e më pas lajmëruan policinë, e cila me të mbërritur në vendngjarje saktësoi se dy të rinjtë po mblidhnin bidona kauçuku e kanaçe, në breg të lumit.

Po sipas burimeve policire, njëri prej tyre ka rrëshqitur aksidentalisht në lumë, ndërsa shoku i tij me ta parë ka tentuar t’i vijë në ndihmë por as ai nuk ka mundur të dalë prej lumit, pasi janë tërhequr nga rrjedha e ujit.

Ka nisur tashmë operacioni për nxjerrjen e trupave të tyre nga lumi, madje është kërkuar edhe ndërhyrja e polumbarëve. Kërkimet në lumë do të vazhdojnë deri në nxjerrjen e trupave të pajetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here