Home Ekonomi Privatizimi i “Albpetrol” ,tenderi brenda 2010

Privatizimi i “Albpetrol” ,tenderi brenda 2010

690
0

Në fund të këtij viti pritet që të zhvillohet edhe tenderi ndërkombëtar për privatizimin e Albpetrol. Procesi i vlerësimit për privatizimin e kësaj kompanie i është besuar kompanisë konsulente amerikane Patton Boggs përmes një kontrate të nënshkruar dje, të cilës i lihen plot 6 muaj kohë afat. Gjatë një konference për shtyp ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, u shpreh se kompania në fjalë e njeh mjaft mirë Shqipërinë, duke qenë se ka qenë konsulent ndërkombëtar edhe për privatizimin e ARMO. Përmes kontratës që u nënshkrua nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, kompania merr përsipër një sërë detyrimesh. “Kontrata parashikon shumë detyrime, por ka një afat që për një periudhë 6-mujore duhet të përfundojë komplet procesi i vlerësimit të kompanisë, marrja e vendimit për mënyrën e privatizimit, cilat asete do privatizohen, në çfarë mënyre do privatizohen dhe marketingu për privatizim. Kompania do të ketë edhe përgjegjësinë për të ftuar kompanitë më të fuqishme të botës për të marrë pjesë në privatizimin e Albpetrolit”, tha Prifti. Ministri bëri me dije se kontrata ka një vlerë prej 25 milionë lekësh të reja. “Pas firmosjes së kontratës me konsulentin ndërkombëtar, procesi i privatizimit të Albpetrolit vjen i pari. Tashmë kemi një afat që për 6 muaj duhet të përfundojë puna dhe kompania duhet të dalë në një tender ndërkombëtar për shitjen, për privatizim apo formë tjetër koncesionare”, përcaktoi ministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here