Home Sport Te gjitha batutat e Dritan Shakohoxhes gjate Boterorit

Te gjitha batutat e Dritan Shakohoxhes gjate Boterorit

867
0

Kampionati Botëror Afrika e Jugut 2010, do të mbahet mend për shumë gjëra. Që nga organizimi, që u zhvillua për herë të parë në një vend afrikan, po ashtu ky Kampionat nxori edhe një kampione të re që është Spanja. Një tjetër e veçantë e këtij Botërori ishte edhe përdorimi i vuvuzelave, që në fillim dukeshin të padurueshme, por u bënë të dashura për shumë tifozë. Por ky Botëror për ne shqiptarët ishte edhe më i këndshëm për shkak të komentimit të rrallë të ndeshjeve nga komentatori i famshëm Dritan Shakohoxha. Komentet me emocion, por sidomos batutat që Shakohoxha bën gjatë ndeshjeve, e kanë bërë atë komentatorin më të dashur për shqiptarët. Madje ka nga ata tifozë që nuk mund t’i shohin dot ndeshjet pa komentet e Shakohozhës. Fama e këtij të fundit ka arritur deri në atë pikë, sa në rrjetin social më popullor në botë, “Facebook” i është hapur një faqe me emrin “Thëniet e Shakohoxhës”. Aty sportdashësit publikojnë të gjitha batutat e Shakos që bën gjatë ndeshjeve. Batuta të cilat sot po i boton edhe gazeta “Tirana Observer”. Ndërsa vetë Shakoja gjatë intervistave që ka dhënë, ka theksuar se batutat atij i vijnë duke komentuar ndeshjet, dhe se nuk i përgatit ato më parë. Madje ai pas ndeshjes i ka harruar batutat që ka thënë. Por batutat i tij nuk i harrojnë fansat e futbollit, që e kanë shpallur atë si komentatorin më simpatik në Shqipëri.

Batutat gjatë Botërorit

Robben…Robben më i shpejtë se Campdevila…por
jo më i shpejtë se topi….
(Hollandë-Spanjë)

Ja dhe Pedro Rodrigues….. Pedritto siç i thonë në Spanjë….
(Hollandë-Spanjë}

Ka ngelur vetëm një pa u ndëshkuar me karton të
verdhë, vetëm një nga miqtë e mi, Sneijder…edhe Stekelenburg…edhe Mathijsen…
(Hollandë-Spanjë)

Ndeshja Gjermani-Spanjë, në momentin kur Pedro sulmon portën.
“Shikoni të dashur teleshikues Pedron, i është afruar portës i bindur dhe me shpresë, ndoshta i bindur jo, por me shpresë”.

Plan i pare për Kaizerin, Franz Beckenbauer, duhet të ndërpresim çdo mendim kur del ai në ekran…
(Gjermani-Spanjë)

Starton tani kjo ndeshje dhe nuk dihet se kur do të mbarojë…por një gjë është e sigurtë miq…ne jemi këtu për ta shikuar dhe shijuar…vetëm në HD!!!
(Gjermani-Spanjë

Ishte vija në pozicion të parregullt dhe jo Capdevilla…
(Gjatë një ndeshje të Spanjës)

Mbreti Juan Carlos nuk ka ardhur të shohë këtë gjysmëfinale sepse është i dëmtuar fizikisht ai…ka një problem në kavilie…
(Gjermani-Spanjë)

Webo ka gjuajtur…. ehh ka dashur të dërgojë topin jashtë stadiumit. Të shikojmë përsëritjen… e ka kaluar, e ka kaluar stadiumin (Kamerun – Danimarkë)

Një top si një shpullë në fytyrën e Mertesacker por që atij i është dukur si një puthje…(dhe pas pak)…thuhet “nuk do doja të isha në vendin e tij” por ai është shumë i lumtur që ndodhej aty…
(Argjentinë-Gjermani)

Dhe kot nuk thonë çdo e keqe e ka një të mirë, Argjentina eliminohet por nuk do të shohim Maradonën lakuriq i cili kishte deklaruar që po të fitonte Botërorin do dilte lakuriq në rrugët e Buenos Aires…
(Argjentinë-Gjermani)

Argjentina nuk mund të fitojë dot kundër Gjermanisë edhe pse ka ne stol Zotin dhe fushë Mesian…
(Argjentinë-Gjermani)

Shvainsteiger dhe Messi veshin të dy këpucë Adidas, ndryshimi është se në Botëror duket se Shvainsteiger ka veshur këpucët që vishte Messi gjatë sezonit me Barçën dhe Messi ka veshur këpucët që vishte Shvainsteiger gjatë sezonit me Bayernin..
(Gjermani-Spanjë)

Dhe Podolski mund të shkruajë në curriculumin e vet: një ditë i madhi Diego Armando Maradona më pasoi një top…
(Argjentinë-Gjermani)

Batuta të tjera nga Shakohoxha

1 – Tifozët kanë një afeksion të veçantë për motrën e zotit Bollano (Shqipëri – Danimarkë 2009)

2 – Shijoni magjinë që vjen nga Afrika (Barça – Inter 2010)

3 – Lucio me siguri ka grisur shumë bluza por kjo është hera e parë që ai bën këtë me një mashkull (Barça – Inter 2010)

4 – Tentoi te kapte portën prej 7 metrash por nuk kapi dot as fundoren prej 50 metrash (Barça – Inter 2010)

5 – Kur u bë dhe Gattuso për të dhënë asist, normale të rrijë gjithë ditën me Ronaldinjo me Kaka dhe me Paton do i mësonte njëherë dhe ai.

6 – Këta që shihni janë tifozët grekë, asnjë biond por as një biond ama!!!! (Olympiakos – Roma 2006)

7 – Një Stadium perfekt e ka një defekt (Man Utd-Milan)

8 – Më në fund Goran Pandev vendos më mirë mos t’i ketë flokët sesa ti ketë në atë mënyrë të tmerrshme.

9 – Dhe në rrjetë ka përfunduar por jo topi por Rio Ferdinand të nderuar teleshikues (Chelsea – Man Utd 2008)

10 – Ka mësuar të kalojë nga shalët edhe brigadieri i Barcelonës Puyol (Real Madrid – Barcelona 2010)

11 – Ky është Sagna, mbrojtësi i Arsenalit që largon topin dhe e vetmja gjë që mund të them është urime parukierit të tij, ky është high definition miq…unikal…

12 – Pavon luan me Realin vetëm sepse ka shtëpinë afër stadiumit

13 – E pabesueshme, autoshtyllë (2008)

14 – Ja edhe barbari serb! (Për Mihajloviç në një ndeshje të Lazios gjatë kohës së luftës në Kosovë)

15 – Në stadium ndodhet dhe ministri Spango…më falni Pango, ngatërresa të tilla ndodhin…

16 – E pra AZ është ekip futbolli dhe jo pastë dhëmbësh (AZ Alkmaar – Olimpiakos)

17 – Marrje e bukur e topit, dhe dalin bosh të gjithë përballë tij! (Besa – Dinamo 2009)

18 – Të jesh tifoz i Palermos dhe i Juves është njësoj si të jesh i Përmetit dhe Tiranës, të jesh nga Përmeti, të jetosh në Tiranë, të punosh në Tiranë, rrogën e çon në Përmet, i hipën autobusit, ndalon në Fier, pi një kafe…

19 – Sot Interi ka dy sulmues Samuel Etoo dhe Diego Milito, njeri luan si mbrojtës i majtë dhe tjetri si mbrojtës i djathtë.

20 – Ky është high definition, dhe duket sikur Gattuso rrëzohet në shtëpinë tënde.

21. Roberto Karlos e ka dërguar topin tek parkingu i Bernabeut

22. Gatuzo pas shumë vitesh që stërvitet me yjet e botës më në fund ka bërë mrekullinë: ka mësuar të japë assist.

23. Një futbollist në dyluftim me Bogdanin mbahet tek mbathjet e tij dhe rrëzohet
Batuta e Shakohoxhës: Nëse do ish mbajtur pak më lart sigurisht që nuk do të rrëzohej.

24. Duke parë që luan futboll për më tepër në nivele të larta një si Materaci, të gjithë mund të ëndërrojnë një ditë se mund të bëhen futbollistë.

25. Berisha (sulmuesi i kombëtares) nuk ka pasuar tek Skela që ishte i vetëm me portën bosh.
Batuta e Shakohoxhës: Ehh si mund të pasojë një Berishë…. Berishët në përgjithësi kërkojnë ta bëjnë gjithçka vetë.

Sisinjo braziliani i Romës është i vetmi nga 6 vëllezërit e tij që ka lindur në maternitet, të tjerët të gjithë në shtëpi.

Gatuzo i bën një ndërhyrje shumë të ashpër Kuarezmës
Batuta e Shakohoxhës: Gatuzo i uron mirëseardhjen në futbollin italian fantazistit portugez.

Ronaldo luante me Realin dhe në një dyluftim shpejtësie me Pyjol Batuta e Shakohoxhës: Kapitenit të Barcelonës i duhet një motor që të jetë në shpejtësinë e brazilianit.

Sulmuesi i Olimpik Lyon Fred shënon dhe nga mbathjet nxjerr një biberon dhe e vë në gojë.
Batuta e Shakohoxhës: Andej nga e nxori, vetëm në gojë mund ta fuste.

Barcelona me Çelsin.
Lojtarët anglezë duhet t’i kërkojnë gjyqtarit që ndeshja të luhet me dy topa se këtë që është tani në fushë, spanjollët nuk kanë ndërmend tua lënë ndonjëherë ta prekin.

Janë përqafuar shumë me dashuri mes tyre në zonë Kanavaro e Henri, por ju siguroj që shijet e tyre janë krejtësisht të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here