Home Sociale Ne 1 shtator nis rregjistrimi i femijeve ne kopshtet Publike te Tiranes

Ne 1 shtator nis rregjistrimi i femijeve ne kopshtet Publike te Tiranes

924
0

kopshtiNis në datën 1 shtator 2015 regjistrimi i fëmijëve në kopshtet publike të Tiranës. Prindërit do të kenë 12 ditë kohë në dispozicion për të kryer regjistrimin e vogëlushëve në këto institucione. Burime nga Drejtoria Arsimore e Tiranës, bëjnë të ditur se data 12 shtator do të jetë dita e fundit e regjistrimit, pasi viti i ri shkollor nis më datë 14 shtator për të gjithë sistemin arsimor parauniversitar. Por këtë vit risi është se regjistrimi i fëmijëve në kopshte nuk do të bëhet pranë Drejtorisë Arsimore të Tiranës, si është bërë më parë, por pranë drejtorisë përkatëse të kopshtit. Inspektorët theksojnë se prindërit duhet të tregohen korrektë në dokumentet që paraqesin për të bërë regjistrimin e fëmijëve. Në të kundërt, ata do të jenë të detyruar të paraqiten sërish pranë qendrave të regjistrimit.

Regjistrimi & Dokumentet

Regjistrimi i fëmijëve në kopshte do të kryhet pranë kopshteve, në drejtorinë përkatëse të secilit kopsht. Regjistrimet mund të kryhen nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 16:30. Sipas specialistëve të Drejtorisë Arsimore, është vendosur që regjistrimi të bëhet pranë kopshteve, në mënyrë që prindërit të mos bllokohen nëpër radhë të gjata si ka ndodhur vitet e mëparshme. Fëmijët, që të regjistrohen në kopsht duhet të kenë mbushur moshën tre vjeç deri në 1 shtator 2015. Çdo prind, për të bërë regjistrimin e fëmijës në kopsht duhet të dorëzojë dy dokumente kryesore, që janë: certifikata personale e fëmijës e pajisur me fotografi, e cila duhet të jetë e tre muajve të fundit, si dhe vërtetimi nga mjeku i lagjes për gjendjen shëndetësore që tregon se fëmija i tyre i ka kryer vaksinat e dety-rueshme. Kërkimi i këtij vërtetimi shëndetësor bëhet me qëllim që të evitohet përhapja e ndonjë sëmundjeje nga njëri fëmijë te tjetri si dhe që prindërit të jenë të qetë për shëndetin e fëmijës në kopsht. Por, nëse një prind kërkon ta regjistrojë fëmijën në një kopsht tjetër jashtë njësisë së tij bashkiake, nevojitet edhe vërtetimi që tregon se fëmija është banor i kësaj zone të Tiranës. Veç të tjerave, këtë vit kopshtet janë ndarë edhe sipas rrugëve të lagjeve të ndryshme. Specialistët sqarojnë se nëse kopshti që i përket zonës së tyre është në rikonstruksion, ju mund t’i drejtoheni një kopshti tjetër publik po në atë lagje. Aktualisht në Tiranë funksionojnë 41 kopshte. Numri maksimal i fëmijëve që pranon çdo kopsht varet nga kapaciteti i tyre, por përafërsisht në këto institucione marrin shërbim rreth 64 mijë fëmijë. Por nëse u referohemi kërkesave që ka kryeqyteti, kopshtet publike nuk arrijnë të mbulojnë as gjysmën e kërkesave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here