Home Kuriozitete Presidenti i Kinës njeriu më i fuqishëm në botë, kalon dhe Obamën

Presidenti i Kinës njeriu më i fuqishëm në botë, kalon dhe Obamën

780
0

Në planetin tokë frymojnë 6.8 miliard njerëz. 68 prej tyre janë personalitete që njihen si njerëzit më me ndikim në botë. Ne jemi të magjepsur nga fuqia. Ne qëndrojmë në ankth nga ata të cilët e përdorin këtë forcë dhe të cilët abuzojnë me të. Ne lakmojmë pushtetin. Secili me më dëshirë do të ishte çekan se sa gozhdë. Njerëzit e kësaj liste janë përzgjedhur në mënyra të ndryshme. Ata e rrotullojnë botën sipas vullnetit të tyre. Ata janë krerët e shteteve, figura të mëdha religjiozë, interpretues dhe njerëz të ligjit. Krahasimi relativ i kësaj fuqie siç është diversiteti i grupeve është një biznes i rrëshqitshëm. Për ta bërë këtë ne kemi definuar forcën në katër dimensione. Së pari kemi pyetur nëse këta persona kanë ndikim mbi masën. Sipas listës tonë, presidenti i Kinës, Hu Xhinato, është njeriu më i fuqishëm në botë, për t’u pasuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i cili mban vendin e dytë. Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, renditet i katërti, ndërsa pozitën numër 12 e zë presidenti i këtij shteti, Dmitri Medvedev. Pas tyre renditet Papa Benedikti XVI në vendin e 6 dhe kancelaria gjermane Angela Merkel në të shtatin. Në renditjen e vitit 2010 për njerëzit më të fuqishëm në botë, renditet edhe kryeministrit, Silvio Berluskoni, 14 si një ndër njerëzit më të pasur në botë. Në listë vihet re madje edhe prania e një tjetër femre, Sonia Gandi, në postin e presidentes së Kongresit Indian. Por përfshihen edhe njerëzit e botës së ekonomisë dhe biznesit si Bill Gates, mandati australian Rupert Murdoch, kryetari i Neus Corporation që ka mediat “Uall Street Journal”, “Fox”, “Neu York Post” etj. Si edhe presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean Claude Trichet. Lista përfshin edhe shefin e organizatës terroriste Al Kaeda, Osama bin Laden dhe themeluesin e faqes “Wikileaks”, Julian Assange. Në klasifikim janë edhe Papa me Bin Ladenin Lista Forbes përmban politikanë, udhëheqës biznesi dhe figura të tjera publike…

Top-10:

1. Hu Jintao, 67 vjeç, president i Kinës

Udhëheqësi politik i numrit më të madh të njerëzve në botë, ushtron një kontroll diktatorial në mbi 1.3 miliard njerëz, 1/5 e popullatës në botë. I papëlqyeshëm për pjesën perëndimore të botës, ai ndërton qytete, burgos disidentët dhe censuron internetin dhe asnjëherë nuk ballafaqohet me ligjin.

2. Barack Obama, 49 vjeç, president i SHBA-ve

Demokratët e Obamës pësuan një goditje të fortë në zgjedhjet afatmesme në SHBA, me presidentin i cili ka humbur mbështetjen e Dhomës së Përfaqësuesve dhe mezi po qëndron në Senat. Është një rënie vërtetë e shpejtë për një nga individët më me ndikim në botë.

3. Abdullah bin Abdul Aziz al Saud, 86 vjeç, mbreti i Arabisë Saudite

Sundimtar absolut i mbretërisë s shkretëtirës, që përmban rezervat më të mëdha të papërpunuar të naftës në botë dhe dy vendet më të shenjat të Islamit.

4. Vladimir Putin, 57 vjeç, kryeministër i Rusisë

Një nga kryeministrat më të fuqishëm që ndikon edhe në kufizimin kompetencave të presidentit Medvedev. Ish-oficeri i KGB së fundi ka dhënë verdiktin për energjinë dhe mineralet e lëndës së parë.

5. Papa Benedikti XVI, 83 vjeç

Autoriteti më i lartë shpirtëror i 1.1 miliard njerëzve në botë apo 1/6 e popullatës. Tradicionalist i patundur që shpreh keqardhje për sekularizmin, konsumizmin dhe relativizmin moral, i papërkulshëm ndaj kontrollit të lindjeve, martesave homoseksuale dhe rregullin e femrave priftëresha.

6. Angela Merkel, 56 vjeçe, kancelare e Gjermanisë

Femra më e fuqishme e planetit. Mbikëqyrë kontrollin e pjesës më të madhe të ekonomisë evropiane. Mburret me nëntë kompanitë publike me shitjet vjetore më të madhe rreth 70 miliard dollarë.

7. David Cameron, 43 vjeç, kryeministër i Anglisë

Kryeministri më i ri anglez në 198 vitet e fundit dhe kjo si rezultat i Kolegjit “Eton, Brasenose” Oksford, me origjinë nga Mbreti Uilliami IV. I cilësuar edhe si zëvendësuesi i Margarte Thaçer, Kameron ka të përbashkët me femrën më të fortë angleze vendosmërinë e hekurt.

8. Ben Bernanke, 56 vjeç, guvernator në Uashington DC

Ai tani ka në thelb vetëm një qëllim, i cili renditet si rrahja e fundit financiare: lehtësimin sasior apo më thjeshtë ‘proshim dollarësh”. në kushtet e laike

9. Sonia Gandhi, 63 vjeçe, presidente e Indisë

Pavarësisht nga përzierja e saj me nënë italiane, me një religjion katolike dhe me ngurrime politike, Gandi ushtron ndikimin në rreth 1.2 miliard indian. Së fudni është përzgjedhur në krye të katër posteve, si udhëheqëse e Partisë Kongresiste dhe disa poste të tjera të trashëguara nga dinastia Gandi. .

10. Bill Gates, 54 vjeç, babai i Mikrosoftit

Shitja e biletave të lotarisë për bamirësi është e vështirë. Me bashkëpunëtorë gjithashtu miliarderë me të cilët ndanë gjysmën e kësaj pasurie është pothuajse e pamundur. Por si duket këtë askush nuk ia ka thënë Gejtsit sepse ai megjithatë është një nga njerëzit më të pasur në planet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here