Home Sport Mojes: Januzaj do qëndrojë tek Junajtid

Mojes: Januzaj do qëndrojë tek Junajtid

542
0

adnan-januzajTrajneri i Mançester Junajtid, David Mojes, beson se potenciali i tij shqiptar në mesfushë nuk do të largohet nga “Old Trafford”. Adnan Januzaj ka luajtur vetëm katër ndeshje si zëvendësues, por për të flitet shumë dhe madje ka interesim nga skuadra të njohura, si Juventus, që nuk brengos shumë drejtuesit e “djajve të kuq” se sa ajo e rivalit lokal. Mançester Siti ka joshur mesfushorin e ri nga Kosova, duke i ofruar një kontratë tri herë më të madhe se ajo që i ofron Junajtid, për të kaluar te skuadra e tyre. Trajneri Mojes insiston se Januzaj do të mbetet te ky ekip, teksa thotë: “Adnani është i vendosur të qëndrojë, por ai ka pak influencë rreth vetes. Ne vërtet mendojmë shumë për të, ai është lojtar i yni dhe jam i bindur se do të mbetet edhe në të ardhmen. Ne mendojmë se ky është vendi më i mirë për të prodhuar dhe dhënë shansin lojtarëve të ri. Mendojmë se këtë e bëjmë më mirë se kushdo tjetër. Është pjesë e punës sime të promovoj lojtar të ri dhe Adnani tashmë është promovuar. Pjesa tjetër është se ai duhet të bëhet lojtar titullar, që mendoj se do t’ia arrijë qëllimit që këtë sezon”, – tha Mojes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here