Home Bota Gati Lufta e Trete Boterore, Kremlini kercenon SHBA-te

Gati Lufta e Trete Boterore, Kremlini kercenon SHBA-te

1351
0

Pas sulmit ajror në Siri me urdhër të presidentit amerikan, Kremlini ka paralajmëruar ashpër SHBA se është një hap nga lufta. Pas përplasjes së ashpër me Assad dhe reagimit të fortë të Putinit shtohet frika për Luftë të Tretë Botërore.

Kremlini ka paralajmëruar SHBA se ajo është “një hap nga lufta” në Siri – por administrata Trump goditi përsëri duke thënë se ai do të jetë i përgatitur për të kryer sulme të tjera ajrore, raporton Daily Mail.

Në sulmin e parë të drejtpërdrejtë amerikan kundër forcave të Bashar al Assadit, Trump autorizoi lëshimin e 59 raketave në aeroportin ushtarak.

Kryeministri rus Dmitry Medvedev denoncoi SHBA se po sulmonte ‘qeverinë legjitime të Sirisë’ dhe për  shkeljen e ligjit ndërkombëtar, pa miratimin e OKB-së.

“Aksioni ushtarak është një shenjë e qartë se presidenti i SHBA është i varur nga pikëpamjet e Ëashingtonit, cka vetë presidenti  i ri kritikoi në fjalimin e tij të parë të inagurimit. Shumë shpejt pas fitores, vura re se cdo gjë do të varej në mënyrën sesi premtimet e Trump do të thyheshin pasi ekziston një makinë e madhe fuqie. Dhe u deshën vetëm 2 muaj e gjysmë që kjo të ndodhte. Në vend që të bashkëpunojmë në luftën kundër ISIS, administrata Trump provoi se do të luftojë qeverinë legjitime siriane” u shpreh kryeministri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here