Ajo është një nga biondet më të bukura dhe seksi të ekranit… Flasim për Viola Spiron, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut që në shfaqjet e saj të para si një nga velinat e “Fiks Fare”. Që nga ajo kohë, gjërat kanë ndryshuar dhe tashmë ambiciet e saj janë edhe më të mëdha.
Pas përvojës në “Digitalb”, nga ku është larguar së fundi, Viola është bërë pjesë e spektaklit “Dance With Me”. Në çift me Drini Zeqon, ish-velina ka arritur të çojë kupën e saj të parë në shtëpi. Megjithatë, edhe ajo ka disa pakënaqësi nga anëtarët e jurisë. Siç duket, raportet me Robert Alinë nuk janë shumë pozitive, aq sa sipas Violës, do ishte mirë sikur të largohej nga spektakli.
Në fokus të mediave dhe publikut është padiskutim jeta private e Violës, e cila së fundi është komentuar gjatë për marrëdhëniet e saj me meshkujt VIP. Pas thashethemeve për një raport me futbollistin Bekim Balaj, së fundi ish-velina diskutohet për një lidhje të re me Drini Zeqon. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, Viola na sqaron të vërtetën e raportit me partnerin e saj në kërcim Drinin dhe shumë të pathëna të tjera nga jeta private.
Viola, jeni prej 7 javësh tashmë pjesë e “Dance With Me”. Si ndjehesh në këtë spektakël dhe në raport me kërcimin?
Po, ka ikur gati gjysma e spektaklit dhe që tani e mendoj se do na marrë malli të gjithëve për njëri-tjetrin. Është një nga eksperiencat më të bukura që do kem në ekran. Përsa i përket kërcimit e kam me shumë qejf dhe nuk më lodh aspak, veçse jam pak përtace nuk bëj shumë prova.
Cila është ambicia jote në këtë garë? E mendon fitoren?
E fituam njëherë kupën unë dhe Drini, ku kupën e mora unë në shtëpi prandaj kam shumë dëshirë të fitojmë edhe një herë që ta ketë edhe Drini një të tillë.
Çfarë raportesh ke me personazhet e tjerë? Ndjen konkurrencë të fortë?
E kam thënë kudo dhe vazhdoj ta them, që kemi raport të shkëlqyer të gjithë jemi dashamirës dhe kalojmë bukur. Diçka të tillë se prisja në fillim.
Sipas teje, cili ka më shumë mundësi të fitojë, apo që meriton të fitojë?
Mendoj pa bërë lajka që pak a shumë e meritojnë të gjithë pasi përkushtohemi njësoj dhe të gjithë kemi pasur arritje në kërcim.
Çfarë ndodh në prapaskenat e Dance With Me? Të ka ndodhur ndonjë incident në skenë apo gjatë provave?
Ka shumë shumë humor, është çdo gjë spontane dhe e vërtetë, duke u argëtuar akoma. Incidente të vogla siç ato mund të jemi vrarë pak gjatë provave.
Jeni në çift me Drini Zeqon. Jeni përshtatur mirë? Si ndjehesh pranë tij?
Jam me fat që kam partner Drinin është një intelektual dhe xhentëlmen i vërtetë.
Grindeni shpesh gjatë provave?
Jo, s’mbaj mend të ketë ndodhur një gjë e tillë.
Mediat aludojnë se mes jush ka diçka më shumë se thjesht shoqëri. Në fakt cili është raporti juaj?
Jemi thjesht partnerë në skenë dhe miq në jetë.
E sheh mundësinë e një romance të bukur mes jush në të ardhmen?
Jo s’ka për të ndodhur.
Duhet thënë se së fundi je gjithmonë edhe më e pranishme në media. Je folur gjatë javëve të fundit për lidhjen me futbollistin Bekim Bala. Cila është marrëdhënia juaj?
Mediat aludojnë shpesh herë edhe kot. Kam thënë gjithmonë që s’ka pasur asgjë mes meje dhe Bekimit.
Po me Arionin cilat janë sot marrëdhëniet tuaja?
Është një lidhje e të shkuarës.
Si është e mundur, një vajzë kaq e bukur dhe single?
Nuk jam singël:)
Viola, pas spektaklit “Dance With Me” ku do të shohim? Do të qëndrosh në Klan?
Kam disa plane për në ekran.
Thuhet se do të punosh në “Opinion”. Të kanë bërë ofertë?
Po më është bërë ofertë nga redaksia e Opinionit, por kisha dëshirë për pak argëtim dhe zgjodha “Dance With Me”.
Rikthehem edhe njëherë tek “Dance With Me”. Çfarë dëshiron t’ju thuash anëtarëve të jurisë që nuk mundeshe tua thuash gjatë spektaklit?
Vlerësoj mendimin e Albit pasi na njeh më shumë dhe na ndjek çdo ditë. Gjithashtu Valbona është më e përshtatura në rolin e saj dhe mjaft e drejtë dhe e dashur. Ndërsa Roberti për mua edhe mund të largohet prej vërteti.
Largimi nga “Digitalb” ka qenë paqësor?
Po, normal. Aq sa mund të rikthehem në të ardhmen, ndryshe nga sa është folur nëpër media keqinformuese.
Të ka bërë të ndjehesh keq ndonjë koment i tyre?
Keq, jo.
Cila do të jetë surpriza e radhës nga Viola dhe Drini? Ndonjë sjellje të tyre?
Kemi edhe javë të tjera plot, dhe sa vjen bëhet më e bukur gara.
Mendon se e ekzagjerojnë ndonjëherë në gjykimin e tyre?
Po, Roberti e ka banalizuar pozicionin e tij duke kaluar dhe në ofendime, diçka aspak profesionale.
Çfarë kërcimi keni për javën që vjen?
Një ndër kërcimet më të shpejta, “quickstep” me një super këngë nga një super këngëtar Steve Wonder.