Home Aktualitet Parkimet ne Tirane, ja sa do te kushtojne

Parkimet ne Tirane, ja sa do te kushtojne

516
0

parking-tiraneDo të jenë 71 rrugë në Tiranë që qytetarët do të duhet të paguajnë për të parkuar makinën. Bashkia e Tiranës ka hartuar një projektvendim, ku parkimi në rrugët kryeqytetit dhe në sheshe do të jetë me pagesë. Tarifat variojnë nga 20 lekë deri në 100 lekë ora. Në rrugët kryesore për të parkuar makinën duhet të paguani 100 lekë ora. Parkimi me pagesë do të jetë nga ora 7:30 deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Sipas vendimit, Bashkia e Tiranës ka parashikuar që rreth 60% e parkimit të jetë me pagesë ndërsa 40% do të jetë pa lekë, ku do të shfrytëzohet nga banorët autoktonë, invalidët dhe pjesa tjetër e qytetarëve.

Në projektvendim thuhet se parkimi të jetë me pagesë si në rrugë por dhe në sheshe që do krijohen nga bashkia, si rasti i Sheshit “Italia”. Parkimi me pagesë do të jetë duke filluar nga dita e hënë në të premten, ndërsa në rastet kur do të ketë aktivitete sociale apo ekonomike, me pagesë do të jetë edhe fundjava. Bashkia do të kufizojë edhe qëndrimin në disa rrugë, ku nuk do të lejohet qëndrimi më shumë se dy ore ose më shumë se 4 orë.

Previous articleFermeri Kolumbian gjen thesarin e Pablo Escobarit prej 600 milion Euro
Next articleViola Spiro: Ja e verteta e lidhjes me Drini Zeqon

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here