Fill pas dëshmisë së tij në policinë e Lushnjes, Genti Kuqi ka dhënë komentet e tij për kamerën e News24 në lidhje me deklaratën në komisariat. Sipas tij, policia u tregua korrekte gjatë marrjes së tij në pyetje.
“Efektivët më morën në automjet, më çuan në Komisariat. Në Komisariat dëshmova po atë që thashë për News24”- bëri me dije Kuqi. Ai ka thënë më tej se nuk ka pasur asnjë kërcënim apo presion të mundshëm, në lidhje me deklaratën e tij sa i takon faktit se ai ka parë një avion të ulej në Bedat të Lushnjes.
Dëshmitari i kësaj ngjarje ka thënë për mikrofonin e News24 se ndihet nuk e mendonte që ngjarja do të merrte përmasa kaq të mëdha. “Ndihem i kërcënuar nga përmasat që mori ngjarja”- ka shtuar më tej Genti Kuqi.
Genti Kuqi është shoqëruar sot nga forcat e policisë së komisariatit Lushnje për të dhënë detaje rreth asaj që ka parë një muaj më parë, ku u mbajt 30 minuta në pyetje.
SHOQËROHET NË POLICI GENTI KUQI
Shoqërohet në polici Genti Kuqi, personi që dëshmoi për mikrofonin e News24 se ka parë direkt sesi në Bedat u ul një avion i vogël.
Genti Kuqi është shoqëruar sot nga forcat e policisë së komisariatit Lushnje për të dhënë detaje rreth asaj që ka parë një muaj më parë në Bedat të Lushnjës, Kuqi.
Policia e Shtetit reagoi rreth mesditës mbi shoqërimin e shtetasit Genti Kuqi. Sipas Policisë, Kuqi u mbaj rreth 30 minuta në komisariat ku dha dëshmi për avionin. “Genti Kuqi dha dëshminë në komisariat për avionin. U mbajt për rreth 30 minuta dhe u dërgua me makinë policie në shtëpinë e tij”.
Genti Kuqi, banor i fshatit Bedat të Lushnjes deklaroi më 25 Prill se rreth një muaj më parë ka parë të ulet një avion në rrugën “Bedat Adriatik”, rreth orës 09:00 të mëngjesit. Genti Kuqi bën të ditur se avioni ka qëndruar rreth 30 minuta dhe më pas është ngritur sërish duke u larguar drejt bregdetit.
“Po vija nga Bedati për peshkim. Këtu ishte një makinë ‘Fuoristradë’ që na bllokoi rrugën, derisa avioni u ngrit. Avioni ishte i vogël, i bardhë. Rruga u bllokua, u ngrit avioni na hapën rrugën. Unë e dija se ishte policia, ose një defekt. Thashë se avioni ra. U hap rruga, makina iku në drejtim të avionit kur u ngrit avioni, iku në bregdet. Avioni u ul për 25-30 minuta. Banorë të tjerë e dinë. Dëshminë time do ta jap pse mos e jap. Është e vërtetë. Nuk e kam parë vetëm unë por shumë banorë të kësaj zone. Këtu ishin bllokuar më shumë se 20 persona.”- deklaroi zoti Kuqi.
Banori shprehet i gatshëm të japë dëshminë e tij edhe në prokurori, në rast se do t’i kërkohet. Sipas tij, këtë fakt e dinë dhe shumë banorë të tjerë të zonës, por kanë frikë të shprehen.
“Banorë të tjerë e dinë. Dëshminë time do ta jap pse mos e jap. Është e vërtetë. Nuk e kam parë vetëm unë por shumë banorë të kësaj zone. Këtu ishin bllokuar më shumë se 20 persona atë ditë.”- shprehet Kuqi.
Cështja e avionëve u bë objekt debati në akuzën e parë nga ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami në Parlament ndaj ministres aktuale të Mbrojtjes, zonjës Kodheli. Imami akuzoi se trafiku i drogës bëhet nëpërmjet ushtrisë. Pas këtyre akuzave, në politikë shpërtheu debati ku mazhoranca hodhi poshtë cdo akuzë me pretendimin se nuk ka fakte.
Dokumenti ne emisionin ‘Ajsberg’
Emisioni në News24, “Ajsberg” i gazetarit Artur Çani sjellë faktet e para lidhur me akuzat për përfshirjen e bazave ushtarake në trafikun e drogës. Në emision u publikua një shkresë e Sherbimit Informativ Shteteror ku jepen detaje sesi një avion sportiv i bardhë është ulur në aeroportin e Gjadrit. Në shkresën e SHISH citohet se ka dyshime serioze për shfrytëzimin e aeroportit Gjadër në funksion të trafikut të drogës.
“Nga të dhënat në proces verifikimi, u informuam se në datë 19.03.2014, rreth orës 07;00 të mëngjesit, në fund të pistës kryesore të aerodromit të Gjadrit është ulur një avion i vogël sportiv, tip Charter, me ngjyrë të bardhë. Pas uljes së avionit, shumë afër tij erdhi dhe u afrua një automjet tip furgoni “Veko”, me ngjyrë të bardhë, i mbyllur me targë të Vlorës. Ky avion vjen dhe ulet shpesh herë në aerodromin e Gjadrit.
Bazuar në indicet tona, dyshojmë se ardhja e këtij avioni ka pasur për qëllim transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Rreth orës 08:00 të asaj datë në aerodromin e Gjadrit erdhën dhe efektivë të Drejtorisë së policisë së Qarkut Lezhë, sepse ishin informuar se në fundin e pistës kryesore tëe Gjadrit.”- thuhet në shkresën e SHISH.
Dokumenti i Gjadrit
Në shkresën e SHISH sqarohet se jane evidentuar dhe raste të tjerë që lidhjen me përdorimin e avionëve të vegjël për trafikimin e drogës nga Shqipëria jashtë vendit.
Faktet e gazetarit Cani vijne pas debateve ne politike ku opozita akuzoi se baza te Ushtrise dhe Forcave te Armatosura perdoren per trafik droge kurse kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli hodhen poshte akuzat, duke u shprehur se ka ‘Zero fakte”.Perpos ketyre deklarateve, emisioni ‘Ajsberg’ sjell shkresen fakt. BalkanWeb e publikon i pari te plote shkresen
SHISH: TRAFIKU I DROGËS, AVIONI “CHARTER” U UL NË BAZËN E GJADRIT
Emisioni “Ajsberg” i gazetarit Artur Çani në NEWS 24 ka sjellë dje faktet e para lidhur me akuzat për përfshirjen e bazave ushtarake në trafikun e drogës. Në emision u publikua një shkresë e kreut të SHISH-it, Visho Ajazi Lika drejtuar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli ku jepen detaje se një avion i vogël sportiv i bardhë është ulur në aeroportin e Gjadrit. Në shkresën e SHISH citohet se ka dyshime serioze për shfrytëzimin e aeroportit Gjadër në funksion të trafikut të drogës.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT
Nr.770 Protokoll
Lënda: Dyshime serioze për shfrytëzimit e Aerodromit të Gjadrit, Lezhë në funksion të transportit dhe trafikut të drogës
Znj.Mimi Kodheli
MINISTRE E MBROJTJES
Nga të dhënat në proces verifikimi, u informuam se më datë 19.03.2014, rreth orës 07:00 të mëngjesit, në fund të pistës kryesore të aerodromit të Gjadrit është ulur një avion i vogël sportiv, tip “charter”, me ngjyrë të bardhë. Pas uljes së avionit, shumë afër tij erdhi dhe u afrua një automjet tip furgoni “Iveko”, me ngjyrë të bardhë, i mbyllur me targë të Vlorës. Ky avion vjen dhe ulet shpesh herë në aerodromin e Gjadrit. Bazuar në indiciet tona, dyshojmë se ardhja e këtij avioni ka pasur për qëllim transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Rreth orës 08:00 të asaj date, në aerodromin e Gjadrit erdhën dhe efektivë të Drejtorisë së policisë së Qarkut Lezhë, sepse ishin informuar se një avion ishte ulur në fundin e pistës kryesore të Gjadrit. Të dy strukturat tona në Qarkun e Lezhës, si ato të SHISH dhe ato të policisë së shteti bënë verifikimin e tyre në terren. Nga ana jonë u mësua se efektivët ushtarak të aerodromit ishin shprehur në prani të strukturave të policisë se radarët nuk funksionojnë dhe për rrjedhojë nuk kanë dijeni dhe nuk kanë konstatuar të ulen ndonjëherë avion në aerodromin e Gjadrit. Për rastin në fjalë si nga ne ashtu dhe nga policia, u pyetën banorët e zonës përreth, të cilët konfirmuan uljen e një avioni rreth orës 07:10 minuta të datës 19.03.2014.
Për sa më sipër, Shërbimi Informativ i Shtetit, (SHISH,) nisur nga disa indicie të tij, por marrë shkas dhe nga një indikator i përcjell nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë në tetor të vitit 2013, ka filluar punën operative për mbledhjen e të dhënave me qëllim vërtetimin e dyshimeve se në aerodromin e Gjadrit ulen avion të vegjël, me funksion të transportit të drogës dhe trafikimit të saj jashtë vendit.
Gjithashtu nga ana jonë janë evidentuar dhe raste të tjerë që lidhjen me përdorimin e avionëve të vegjël për trafikimin e drogës nga Shqipëria jashtë vendit. Për këto situata kemi informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me shkresën Nr.666 Prot, datë 11.03.2014, më Lëndë: “Dyshime mbi përdorimin e avionëve privat, si mjet për transportin e lëndëve narkotike”. Deri tani, kemi evidentuar se kjo mënyrë po përdoret në rrethet: Gjirokastër dhe Lushnje. Jemi informuar nga strukturat tona në bazë se ky informacion i është kaluar Drejtorive të Policisë në qarqet përkatëse, të cilat kanë filluar bashkëpunimin konkret mes tyre.
Në vlerësimit tonë, çka paraqet rëndësi në evidentimin e saktë të mjeteve të ndryshme që po përdoren në transportin e drogës në linjat detare dhe ajrore është përdorimi i radarëve, të cilët sipas të dhënave tonë në disa raste keqpërdoren ose nuk ekzistojnë fare, si në rastin e aerodromit të Gjadrit.
Vijojmë punë operative, për çka do të rezultojë, do t’ju informojmë në kohë.
Informacioni të konsumohet brenda normave ligjore duke mos ekspozuar SHISH-in si burim të tij.
Faleminderit për mirëkuptimin!
DREJTORI
VISHO AJAZI LIKA