Home Aktualitet Kancelarja gjermane viziton sot Tiranen, ja axhenda

Kancelarja gjermane viziton sot Tiranen, ja axhenda

534
0

angela-merkelKryeministria publikoi axhendën e plotë të vizitës zyrtare në Tiranë, të Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Angela Merkel. Kancelarja pritet të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit rreth orës 13.30

Rreth orës 14.15 kancelarja gjermane do të mbërrijë në selinë e Qeverisë Shqiptare, ku do të zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e mirëseardhjes.

Në orën 15.40 – 16.10 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp. Ndërsa rreth orës 17.00 – 18.00, Kryeministri i Shqipërisë, Rama dhe Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Merkel i drejtohen me fjalime konferencës ekonomike që do të mbahet në Tiranë.

Merkel është kancelarja e parë gjermane që do të vizitojë zyrtarisht Shqipërinë dhe pritet  të zhvillojë vetëm 3 aktivitete: takim me kryeministrin Rama, me presidentin Nishani dhe fjalë përshëndetëse në forumin ekonomik Shqipëri-Gjermani. Ajo nuk do të takojë kreun e Kuvendit, Ilir Meta, dhe atë të opozitës, Lulzim Basha. Kancelarja gjermane do të qëndrojë në vendin tonë vetëm 4 orë e 30 minuta, po intensive sa i përket axhendës dhe pikësynimeve të takimeve.

Pas konferencës së Berlinit, Merkel e ka përzgjedhur Ramën dhe Shqipërinë si koordinatorë të një procesi bashkëintegrues të Ballkanit. Kjo vizitë e Merkelit do të shërbejë për përgatitjen e Ramës e Merkelit për samitin e radhës mes Gjermanisë e Ballkanit që pritet të zhvillohet në Vjenë. Integrimi rajonal është në këtë mënyrë pika kryesore e synimeve të kësaj vizite. Po ashtu, nxitja e shkëmbimeve ekonomike do të jetë pjesë e bisedime,  pjesë e cila do të shterohet në forumin ekonomik. Greqia është donatorja e parë në sasi e Shqipërisë nga vendet e BE-së. Pjesë e bisedimeve do të jetë dhe pavarësia e Kosovës, në një kohë kur ndalesa e radhës e Merkelit është Beogradi.

Më poshtë vijon axhenda e plotë e vizitës:

1- Vizita në selinë e Qeverisë e Kancelares Angela Merkel
• 14.15 nis Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes
• 15.40– 16.10 Konferenca e përbashkët për Shtyp
• 17.00 – 18.00 Kryeministri i Shqipërisë Rama dhe Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë Merkel i drejtohen me fjalime Konferencës Ekonomike.

2- Konferenca Ekonomike Gjermano- Shqiptare
• 12.00 – 13.45 zhvillohen dy panele në Konferencën Ekonomike Gjermano –Shqiptare që do të mbahet në ambientet e Tirana Business Park.
• 15.00 – 18.00 nis sërish Konferenca Ekonomike Gjermano-Shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here