Home Aktualitet Milot – Rreshen, nga aksidenti, 1 i vdekur e 2 te plagosur

Milot – Rreshen, nga aksidenti, 1 i vdekur e 2 te plagosur

519
0

ruga_kombitNjë aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Milo-Rrëshën, ku janë përplasur me njëra-tjetrën tre automjete.

Mësohet se viktima është Mujo Zeneli 30 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur Kujtim Lika 32 vjeç dhe Genc Lika 35 vjeç. Të plagosurit janë shoqëruar për në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Nga hetimet paraprake të policisë, bëhet e ditur se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i një prej atuomjeteve, tip fuoristradë me targa angleze, e cila është përplasur me një kamion dhe furgon pasagjerësh.

Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here