Home ShowBiz Nihal: Te dashurin e dua te gjate dhe me sy te bukur

Nihal: Te dashurin e dua te gjate dhe me sy te bukur

407
1

Hazal KayaHazal Kaya shtë vetëm 22 vjeçe, por për momentin eshte  top aktore në ekranin turk. Në një intervistë dhënë për revistën HT, zbulon shumë gjëra, të cilat u interesojnë dhe lexuesve shqiptarë.

Hazal, ju keni qenë pjesë e një projekti të fundit nga i cili u larguat padrejtësisht, pse
Ishte episodi i 67-të kur unë duhej të aktroja dhe në ditën e xhirimit regjisori dhe skenaristi më tha në sheshxhirim se nuk kanë tekst për mua, duke mos më dhënë arsyetim se pse më larguan. Vendosën të vazhdojnë pa mua, edhe pse unë i dhashë emër atij seriali. Nuk dua të komentoj shumë, sepse kur më kujtohen gjërat, më vjen shumë inat.

Po lajmi i cili filloi të qarkullojë rreth ndërprerjes së xhirimeve , ishte i vërtetë?
Mediat atë punë kanë, unë jam njeri i mirë dhe nuk vrapoj pas tyre, nuk ngre padi e nuk i marr gazetarët në telefon. Ndoshta për këtë arsye ata manipulojnë shpesh me emrin tim.

Pra, jeni ofenduar nga ky rast?
Jo, por e vërteta ishte shumë më ndryshe nga ajo që ishte trilluar.

Ke vetëm 5 vite karrierë si aktore, si është zhvilluar ajo deri më tani?
Kam përparuar shumë dhe kam mësuar gjëra që nuk do i mësoja asnjëherë. “Dashuri e ndaluar” më ka forcuar shumë si karakter, kam pasur një raport shumë të mirë me gjithë kolegët dhe regjisorin e stafin. Nuk besoj që do vijë ndonjë rol i mirë për mua si ai i Nihal.

Hazal Kaya1
A mendon se njerëzit i duan defektet te të tjerët?
Nuk më pëlqejnë ata që përqeshin defektet dhe i marrin gjërat gjithmonë si frustrime. Pse çfarë ka për të qeshur? Të gjithë jetojmë në një botë ku jemi ashtu siç jemi. Unë për vete nuk kam asnjë kompleks, nuk vuaj nga kjo gjë, edhe pse ka shumë të tillë.

A luan dikush me zemrën tuaj?
Kam një porosi nga gjyshja ime, e cila më thoshte se të dashurin duhet ta gjej të bukur e me sy të bukur, trupgjatë dhe gjithmonë të buzëqeshur. Një ndjenjë e rëndësishme për mua, por unë deri më tani nuk kam marr guximin të flas për jetën time private.

Previous articleVetedorezohet ne polici kreu i INUK
Next articleMilot – Rreshen, nga aksidenti, 1 i vdekur e 2 te plagosur

1 COMMENT

  1. hazal ti je shume e mire ne ate rol qe ke luajtuar keshtu qe rri rehat une te kam shume xhan kam nje deshire shume te madhe dua te te bej shoqe te ngusht a mund ta pranosh kerkesen qe te bera ju faleminderit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here