Një 27-vjeçar është plagosur me dy plumba mbrëmjen e sotme në një lokal në rrugën “Komuna e Parisit” në Tiranë. Dyshohet se emri i tij është Mentor Doçi dhe më pas, mbiemri është ndërruar në Lura, Mentor Lura.
Mësohet se Mentor Doçi (Lura) është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimin për autorët dhe shkaktarët e plagosjes dhe paraprakisht mendohet se ndaj tij është bërë atentat, pasi ka qënë i përfshirë në një ngjarje kriminale. Autorët kanë shtënë në drejtim të tij kur ai ka qënë në lokal dhe janë larguar me shpejtësi.