Home Aktualitet Përfundon 1-2 ndeshja Shqipëri-Francë

Përfundon 1-2 ndeshja Shqipëri-Francë

608
0

Ka përfunduar me rezultatin 1-2, ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, e cila është luajtur sot në stadiumin “Qemal Stafa”. Futbollisti francez, Benzam ka shënuar në minutën e 12-të për Francën si dhe M. Vila në minutën e 18-të. Skuadra shqiptare ka arritur të minimizojë rezultatin në pjesën e dytë të ndjeshjes, duke e çuar atë në 1-2. Ka qenë lojtari shqiptar, Erjon Bogdani ai i cili shënoi golin e vetëm për skuadrën shqiptare në minutën e 46-të.

Futbollisti shqiptar, Debatik Currit, ka dalë në pjesën e parë të ndeshjes, pasi është dëmtuar në fushë. Në vend të tij është futur Altin Lala që ka zhvilluar një ndeshje të mirë. Kapiteni Lala është kthyer dhe ka zënë vendin e tij në fushë. Në lojë, nuk ka ndikuar dalja e Currit, kapiteni Lala ka bërë mjaft mirë detyrën e tij. Realisht Erion Bogdani luftoi shumë, në momentin e golit, topi ka përfunduar poshtë këmbëve të një nga portierëve më të mëdhenj të Francës. Ndërsa në pjesën e dytë, ka pasur një tjetër ndërrim. Kuzhe ka avancuar sulmin në pjesën e dytë, për skuadër shqiptare, duke zëvendësuar Ervin Bulkun me Elis Bakaj. Ndeshja është e vlefshme për eleminatorët Euro 2012.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here