San Siro” duhej të ishte “fortesa” e Milanit, sipas Filipo Inzagit, por kundër Atalantës kuqezinjtë kanë koleksionuar humbjen e dytë radhazi në shtëpi. Bilanci i takimit të djeshëm është dramatik për “Djallin”: miqtë fitojnë 1-0 me gol të Denis, ndërsa tifozët kontestojnë ashpër ekipin në përfundim të 90 minutave. Sikur të mos mjaftonte me kaq, ka tension edhe në dhomat e zhveshjes. Burime pranë ekipit kuqezi bëjnë të ditur se në intervalin mes pjesëve Abate dhe Çerçi janë konfrontuar ashpër mes tyre, aq sa u desh ndërhyrja e shokëve të ekipit, të cilët evituan që situata të mos degjeneronte. Sjellja e lojtarëve konfirmon tensionin që ka brenda ekipit kuqezi. Tani duket se edhe Inzagi i ka harxhuar bonuset e tij dhe duhet të shpikë diç- ka sa është në kohë, përndryshe Milani rrezikon që të falimentojë edhe këtë sezon. Faza e parë nuk jep sinjale inkurajuese dhe zona Champions sa vjen dhe largohet më shumë.